Kthehu në kryefaqeAt Frano Gjini (1886 - 1948) në dosjet e Sigurimit të Shtetit
ShkarkoAIDSSH Mediateka
At Frano Gjini (1886 -  1948) në dosjet e Sigurimit të Shtetit

Klerikë

At Frano Gjini (1886 - 1948) në dosjet e Sigurimit të Shtetit

1975 — 1975

11 mars 1948, në sheshin e varrezave të Rrmajit, në Shkodër, u ekzekutuan me vdekje Imzot Frano Gjini, Imzot Nikollë Deda, At’ Çiprijan Nika, At’ Mati Prenushi

Procesi gjyqësor i vitit 1948 ndaj Monsinjor Frano Gjinit dhe klerikëve françeskanë mbetet një nga proceset më  të ashpra të diktaturës komuniste në Shqipëri.

Në përfundim të gjyqit, u dhanë këto dënime : Monsinjor Frano Gjini, Dom Nikoll Deda dhe Padër Mati Prendushi u dënuan me vdekje; Dom Tom Laca me burgim të përjetshëm; Padër Gjon Karma dhe Dom Ndoc Sahatçija me nga 15 vjet burg dhe punë të detyruar; Padër Mhill Miraj me 7 vjet; Zef Haxhi dhe Dom Nikoll Shelqeti me nga 5 vjet; ndërsa më i riu në atë kohë, At Zef Pllumi, u dënua me 3 vjet burg dhe punë të detyruar, duke shënuar fillimin e vuajtjeve të tij të gjata.

Ky proces përfaqëson një nga goditjet më të forta ndaj klerit shqiptar, duke dëshmuar qartë karakterin represiv dhe politik të drejtësisë së asaj kohe.