Kthehu në kryefaqeEt’hem Haxhiademi (1902-1965)
ShkarkoAIDSSH Mediateka
Et’hem Haxhiademi (1902-1965)

Artistë, shkrimtarë

Et’hem Haxhiademi (1902-1965)

1947 — 1947

Et’hem Haxhiademi lindi në Elbasan më 8 mars 1902. Pasi përfundoi shkollën në Elbasan, kreu studimet e mesme në Leçe të Italisë dhe në Insbruk të Austrisë gjatë viteve 1919–1923. Në periudhën 1924–1928 vijoi studimet e larta në Berlin dhe Vjenë, ku u diplomua në shkencat politiko-juridike. Pas kthimit në Shqipëri, ushtroi funksione në administratën shtetërore,  paralelisht me zhvillimin e veprimtarisë së tij letrare dhe krijuese. Njihet si themelues i tragjedisë shqiptare me veprat “Ulisi”, “Akili”, “Aleksandri”, “Pirrua”, “Skënderbeu”, “Diomedi” dhe “Abeli”.

Me vendosjen e regjimit komunist, u arrestua me akuzën si armik i popullit dhe mbështetës i Ballit Kombëtar. U dënua me vdekje, dënim i cili iu zëvendësua me burgim të përjetshëm. Dënimin e vuajti në burgjet e Elbasanit dhe Gjirokastrës, për ta përfunduar në Burrel, ku dhe vdiq   më 17 mars 1965. Gjatë 20 viteve të burgimit u mor me përkthime nga greqishtja e vjetër, latinishtja, gjermanishtja dhe turqishtja. Eshtrat e tij ende nuk janë gjetur.