Kthehu në kryefaqeFan Noli (1882-1965)
ShkarkoAIDSSH Mediateka
Fan Noli (1882-1965)

Figura historike

Fan Noli (1882-1965)

1957 — 1964

Fan Noli në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit

Në vitet ’50, kur Sigurimi i Shtetit i hapi dosje fashikull Fan Nolit, ai jetonte prej më shumë se 20 vjetësh në SHBA. Pas Luftës së Dytë Botërore kishte mbështetur qeverinë shqiptare dhe përpiqej për njohjen e Shqipërisë nga qeveria e SHBA-së. Me reputacion të lartë në diasporë, ai ishte president nderi i “Vatrës” dhe drejtonte Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare në SHBA, të themeluar prej tij.

 Në këtë periudhë, mes pakënaqësive ndaj politikës komuniste, Sigurimi kërkoi të forconte lidhjet me të, ndërsa Noli i kërkoi ndihmë shtetit shqiptar për dërgimin e një peshkopi dhe dy priftërinjve në SHBA, si edhe shprehu interes për ribotimin e veprës së tij dhe studimet historike shqiptare.

Fan Noli (1882 - 1965) është një figurë e rëndësishme e kulturës dhe historisë shqiptare të shek. XX: klerik ortodoks, politikan, diplomat, njeri i letrave dhe muzikant. Ai ishte mbajtës i disa funksioneve shtetërore dhe publike  për një periudhë të gjatë: deputet (prill 1921 -  shtator 1923), ministër, kryeministër (1924), kryeredaktor i gazetës “Dielli”, kryetar nderi i shoqatës “Vatra” dhe kryepeshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë.

 

KISHA ORTODOKSE AUTOQEFALE SHQIPTARESHOQËRIA "VATRA"REVOLUCIONI I QERSHORIT