Kthehu në kryefaqeGjergj Kokoshi (1904-1960)
ShkarkoAIDSSH Mediateka

Figura historike

Gjergj Kokoshi (1904-1960)

1946 — 1946

Proceset ndaj organizatave politike opozitare në Shqipëri - Rasti Gjergj Kokoshi

Gjergj Kokoshi mbaroi studimet në në Itali dhe Francë dhe mbron titullin "Doktor në Letërsi". Me kthimin në Shqipëri përkrah lëvizjen antifashiste dhe në punimet e Kongresit të Përmetit zgjidhet anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacional-Çlirimtar, ku ngarkohet që në atë kohë të merrej me çështjen ne arsimit.

Emërohet Ministër Arsimi, për 80 ditë dhe jep dorëheqjen për shkak të mospërputhjeve me politikat e kohës. Ajo që e shënjoi fatin e tij  ishte reagimi ndal ligjit të ri elektoral të vitit 1945, i cili nuk garantonte zgjedhje të lira dhe pengonte krijimin e një opozite parlamentare. Në përpjekje me një grup intelektualësh të kohës dhe me orientimin e misioneve angleze dhe amerikane në vend, u mundua të përfshihej në krijimin e një grupi politik që mund të pengonte apo të shtynte zgjedhjet për shkak të kohës së kufizuar.  Jo vetëm që nuk ia arritën të formalizonin një opozitë përballë Frontit Demokratik, por madje u arrestua si pjesë e një grupi prej 37 personash. Gjyqi filloi në filloi në 17 qershor dhe përfundoi më 2 korrik 1946 dhe u dënua me 30 vjet burgim. 

Vdes në burgun e Burrelin në vitin 1960.