Kthehu në kryefaqeMë 4 mars 1945 u ekzekutuan martirët At Daniel Dajani, At Gjon Shllaku e të tjerë
ShkarkoAIDSSH Mediateka
Më 4 mars 1945 u ekzekutuan martirët At Daniel Dajani,  At Gjon Shllaku e të tjerë

1944-1950

Më 4 mars 1945 u ekzekutuan martirët At Daniel Dajani, At Gjon Shllaku e të tjerë

1945 — 1976

Gjyqi ndaj organizates "Bashkimi"

Gjatë dhjetorit 1945, autoritetet komuniste zbuluan në Shkodër organizatën “Bashkimi Shqiptar”, të drejtuar nga seminaristi Mark Çuni, e cila ishte shfaqur përmes trakteve antikomuniste. Si pasojë, u arrestuan edhe Atë Giovanni Fausti dhe Atë Daniel Dajani, si eprorë të seminarit. U ndaluan gjithësej 39 persona, në atë që konsiderohet goditja e parë e organizuar ndaj klerit katolik në Shqipëri.

Gjyqi u zhvillua në kinema “Rozafati”, ku të pandehurit u akuzuan për bashkëpunim me fashizmin dhe sabotim të rezistencës.  Nga 39 të arrestuarit, 7 u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan më 4 mars 1946 pranë Varrezave të Rrmajit në Shkodër.