Kthehu në kryefaqeHafiz Musa Dërguti (1888 -1961)
ShkarkoAIDSSH Mediateka
Hafiz Musa Dërguti (1888 -1961)

Klerikë

Hafiz Musa Dërguti (1888 -1961)

1944 — 1944

Klerik i lartë mysliman. Lindur në një familje qytetare  shkodrane më 3 mars 1888. Mësimet fillestare i mori në shkollën fillore fetare “Ndocej” dhe arsimin e mesëm në Medresenë e Pazarit. Studimet për teologji dhe filozofi i përfundoi në Medresenë e Lartë të Stambollit, pas të cilave u emërua hoxhë në Xhaminë e Efendisë në Shkodër.

Në vitet 1920–1924 u përfshi në veprimtari politike opozitare. Pas përmbysjes së qeverisë së Fan Noli, u arrestua për dy muaj dhe më pas u lirua me ndërhyrjen e klerit mysliman.

Gjatë pushtimit u konsiderua figurë e rrezikshme nga qarqet komuniste të Shkodrës, për shkak të qëndrimeve të tij publike në shtyp. Në vitin 1945 u arrestua tri herë dhe u mbajt nën mbikëqyrje. Më 11 shtator 1946 u arrestua sërish në lidhje me Lëvizjen e Postribës. Në Gjyqin Ushtarak të 27 nëntorit 1947 u dënua me 10 vjet burg.

Hafiz Musa Dërguti (1888 -1961) – Arkivi i ish-Sigurimit | AIDSSH Mediateka