Kthehu në kryefaqeHebrenjtë në Shqipëri sipas Sigurimit të Shtetit: statistika dhe masa operative
ShkarkoAIDSSH Mediateka

1944-1950

Hebrenjtë në Shqipëri sipas Sigurimit të Shtetit: statistika dhe masa operative

1955 — 1991

Dokumente arkivore mbi përbërjen numerike, shpërndarjen dhe ndjekjen operative të kontigjentit izraelit nga organet e Sigurisë të Shtetit

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit (27 janar), sjellim në vëmendje dokumente arkivore nga Arkivi i AIDSSH ku  pasqyrohet  mënyra se si komuniteti hebre në Shqipëri u regjistrua dhe u administrua nga Sigurimi i Shtetit pas Luftës së Dytë Botërore. Fokusi i këtij postimi është te materialet statistikore dhe përshkruese, të cilat paraqesin të dhëna mbi numrin, shpërndarjen gjeografike dhe klasifikimin administrativ të këtij komuniteti.

Dosjet i përkasin Fondit të 4-t të Sigurimit të Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme dhe mbulojnë një hark kohor nga viti 1955 deri në vitin 1991. Ato përfshijnë relacione analitike mbi kontigjentin e izraelitëve në Shqipëri, fashikuj lokalë me të dhëna emërore dhe biografike, si dhe dokumentacion mbi procedurat e riatdhesimit dhe largimit përfundimtar drejt Izraelit. Së bashku, këto materiale pasqyrojnë faza të ndryshme të evidentimit, administrimit dhe trajtimit institucional të komunitetit hebre nga organet shtetërore gjatë periudhës socialiste dhe në vitet e tranzicionit.

HEBRENJ IZREAEL HOLOKAUST
Hebrenjtë në Shqipëri sipas Sigurimit të Shtetit: statistika dhe masa operative | Mediateka e AIDSSH