Kthehu në kryefaqeJusuf (Isuf) Vrioni, (1916-2001)
ShkarkoAIDSSH Mediateka
Jusuf (Isuf) Vrioni,  (1916-2001)

Intelektualë, shkencëtarë

Jusuf (Isuf) Vrioni, (1916-2001)

1947 — 1991

Jusuf Vrioni (16 mars 1916 – 1 qershor 2001) lindi në Korfuz. Ishte djali i Iliaz Vrionit, ish-kryeministër dhe diplomat shqiptar. Studioi në Francë dhe Itali, ku mori titullin “Doktor në Drejtësi”.

U kthye në Shqipëri më 1939, por në vitin 1947 u arrestua nga regjimi komunist si “agjent francez” dhe u dënua me 15 vjet burg. Pas lirimit punoi si përkthyes, duke sjellë në frëngjisht veprat e Ismail Kadare dhe disa libra të Enver Hoxha.

Pas rënies së komunizmit u emërua ambasador pranë UNESCO në Paris.  Në vitin 2006 Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Shqipërisë krijoi çmimin e  përkthimit “Jusuf Vrioni”.

Në vitin 1998 u dekorua nga Franca me titullin “Chevalier de la Légion d’Honneur”. Vdiq në Paris më 2001.

KULTURA SHQIPTARE NË BOTËUNESCO
Jusuf (Isuf) Vrioni, (1916-2001) – Arkivi i ish-Sigurimit | AIDSSH Mediateka