Kthehu në kryefaqeDokumente mbi veprimtarinë e Mehdi Frashërit krijuar nga Sigurimi i Shtetit
ShkarkoAIDSSH Mediateka

Figura historike

Dokumente mbi veprimtarinë e Mehdi Frashërit krijuar nga Sigurimi i Shtetit

1943 — 1944

Mehdi Frashëri zhvilloi karrierë të gjatë në administratën shtetërore shqiptare, duke mbajtur poste ministrore të ndryshme, përfshirë Ministër i Brendshëm, Ministër i Punëve Botore, Ministër i Jashtëm, Ministër i Bujqësisë, Ministër i  Drejtësisë, si dhe Kryeministër. Pas pushtimit italian në 1939 u internua, më pas mori rolin e Kryetarit të Regjencës gjatë pushtimit gjerman.

Pas Luftës së Dytë Botërore, u dënua me vdekje (në mungesë) nga regjimi komunist.

Dosja e Sigurimit të Shtetit dokumenton veprimtarinë e tij gjatë dhe pas Luftës, përfshirë akuzat për aktivitete kundër regjimit, përpjekjet për emigrim dhe lidhjet me grupe opozitare, përfshirë Komitetin Qendror në Kajro me figura si Ahmet Zogu.

Dokumente mbi veprimtarinë e Mehdi Frashërit krijuar nga Sigurimi i Shtetit | Mediateka e AIDSSH