Kthehu në kryefaqeMit’hat Frashëri (1880 – 1949)
ShkarkoAIDSSH Mediateka
Mit’hat Frashëri (1880 – 1949)

Figura historike

Mit’hat Frashëri (1880 – 1949)

1943 — 1949

Mithat Frashëri lindi më 25 mars 1880 në Janinë. Ishte biri i Abdyl Frashërit, një nga udhëheqësit e Lidhjes së Prizrenit, dhe nip i Sami dhe Naim Frashërit, figura të shquara të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Arsimin e kreu në Stamboll, ku edhe u përfshi në administratën osmane. Aktiviteti i tij në çështjet kombëtare u shqua veçanërisht në Kongresin e Manastirit më 1908, ku u zgjodh kryetar i Kongresit dhe njëkohësisht nënkryetar i Komisionit të Alfabetit. Ky Kongres përbënte një moment kyç në procesin e standardizimit të alfabetit shqip, nën drejtimin e Gjergj Fishtës si kryetar i komisionit përkatës.

Në vitin 1944, në kushtet e Luftës së Dytë Botërore dhe ndryshimeve politike në Shqipëri, u largua nga vendi dhe u vendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mit'hat Frashëri vdiq më 3 tetor 1949 në Nju Jork, si pasojë e një ataku kardiak. 

Mit’hat Frashëri (1880 – 1949) – Arkivi i ish-Sigurimit | AIDSSH Mediateka