Kthehu në kryefaqeMusine Kokalari (1917-1983)
ShkarkoAIDSSH Mediateka

Figura historike

Musine Kokalari (1917-1983)

1946 — 1983

Procesi gjyqësor dhe dënimi i Musine Kokalarit

Musine Kokalari (1917-1983) lindi në Adane, Turqi dhe u rrit në Gjirokastër e Tiranë. Studimet e kreu në Tiranë në institutin “Nana Mbretneshë” dhe në Universitetin e Romës dhe mbrojti temën e diplomës për Naim Frashërin. Me kthimin e saj në Shqipëri themeloi në vitin 1941 Partinë Social-Demokrate së bashku me Mit’hat Frashërin e të tjerë. Pas mbarimit të luftës u vendos në shënjestrën e pushtetit të ri. U arrestua menjëherë pas zgjedhjeve të dhjetorit të vitit 1945 bashkë me 36 të tjerë, sepse ishin shprehur kundër ligjit të ri elektoral dhe kishin bërë përpjekje për të shtyrë zgjedhjet e para. Musineja ishte pjesë e grupit që hartoi një notë drejtuar misionit anglez që të ndërhynte pranë Qeverisë Shqiptare të shtynte mbajtjen e zgjedhjeve të para me qëllim organizimin dhe përgatitjen e frontit opozitar përballë Frontit Demokratik. Vdiq në Rrëshen pas pas 18 vjetësh burgim e 19 vjetësh interrnim. 

Me vendosjen e demokracisë në vend, merr nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë titullin  "Martir i Demokracisë" (1993) dhe "Nderi i Kombit" (2008).

Dokumentacioni i Musinesë në dosjet e Sigurimit i përket periudhës 1945-1983, përgjatë gjithë jetës së jetuar në regjimin komunist.

 

SHKRIMTARJA E PAREPARTIA SOCIAL-DEMOKRATEOPOZITADISIDENCA
Musine Kokalari (1917-1983) | Mediateka e AIDSSH