Kthehu në kryefaqeMustafa Merlika-Kruja (1887-1958)
ShkarkoAIDSSH Mediateka
Mustafa Merlika-Kruja (1887-1958)

Figura historike

Mustafa Merlika-Kruja (1887-1958)

1958 — 1958

Mustafa Merlika Kruja është një figurë e rëndësishme të historisë moderne shqiptare. Karriera e tij politike nis me shpalljen e Pavarësisë në 1912 dhe përfundon me dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit në vitin 1943. Pas largimit nga Shqipëria në shtator 1944 jetoi në mërgim deri sa vdiq në SHBA më 1958, duke u përqendruar në studime historike dhe albanologjike. Gjatë komunizmit u cilësua si kryeministër kuisling por përkujtohet edhe si kryeministri që mbajti të bashkuara trojet shqiptare dhe nuk pranoi t'u dorëzonte hebrenjtë trupave gjermane. La pas një veprimtari të rëndësishme studimore, letërkëmbime dhe një fjalor të humbur; veprat e tij u ribotuan pas vdekjes. 

Është nderuar me titullin “Honoris Causa” (1942) nga Universiteti i Padovës, “Qytetar Nderi” nga qyteti i Prizrenit (1942) dhe  “Nderi i Kombit” (2012) nga presidenti i Republikës me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Një bust ngrihet për nder të tij në qytetin e Krujës.

 Për Mustafa Krujën gjenden dy dosje në arkivin e ish- Sigurimit të Shtetit me një vëllim prej 811 faqesh. 

PAVARESIAEMIGRACIONI POLITIKALBANOLOGJIA