Kthehu në kryefaqeDënimi i "sabotatorëve" të Kombinatit të Tekstileve "Mao Ce Dun", Berat, 1978
ShkarkoAIDSSH Mediateka
Dënimi i "sabotatorëve" të Kombinatit të Tekstileve "Mao Ce Dun", Berat, 1978

1970-1991

Dënimi i "sabotatorëve" të Kombinatit të Tekstileve "Mao Ce Dun", Berat, 1978

1978 — 1978

Procese politike të fundviteve '70

Në vitin 1977, në prag të shkëputjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Kinën, lufta ideologjike ishte përqendruar në armiqtë e brendshëm dhe alibitë për dështimet ekonomike. Në një qendër të rëndësishme industriale, në qytetin e Beratit, në kombinatin e tekstileve “Mao Ce Dun” (i ndërtuar në vitin 1966), rezultat i investimeve kineze), u zbulua dhe u dënua grupi i ashtuquajtur "i sabotatorëve". 

Procesi i dokumentuar në dosjet hetimore-gjyqësore nr. 11340 dhe 11340/I i përket  grupit prej katër personash të arrestuar në vitin 1977 në Berat me akuzat e krijimit të organizatës kriminale, diversionit, tradhtisë ndaj atdheut dhe agjitacionit dhe propagandës.

Ai u bë publik në kinoklubin e Kombinatit të Tekstileve dhe u dëgjua edhe nga të pranishëm jashtë nëpërmjet altoparlantit. 

SABOTIMKOMBINATI "MAO CE DUN", BERATKULAK