1970-1991
1978 — 1978
Procese politike të fundviteve '70
Në vitin 1977, në prag të shkëputjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Kinën, lufta ideologjike ishte përqendruar në armiqtë e brendshëm dhe alibitë për dështimet ekonomike. Në një qendër të rëndësishme industriale, në qytetin e Beratit, në kombinatin e tekstileve “Mao Ce Dun” (i ndërtuar në vitin 1966), rezultat i investimeve kineze), u zbulua dhe u dënua grupi i ashtuquajtur "i sabotatorëve".
Procesi i dokumentuar në dosjet hetimore-gjyqësore nr. 11340 dhe 11340/I i përket grupit prej katër personash të arrestuar në vitin 1977 në Berat me akuzat e krijimit të organizatës kriminale, diversionit, tradhtisë ndaj atdheut dhe agjitacionit dhe propagandës.
Ai u bë publik në kinoklubin e Kombinatit të Tekstileve dhe u dëgjua edhe nga të pranishëm jashtë nëpërmjet altoparlantit.