Koçi Xoxe dhe operacioni i Shkodrës në dokumentet e procesit penal
1944 — 1944
Pas vendosjes së regjimit komunist në nëntor 1944, Shkodra u bë një nga zonat ku represioni politik mori përmasa veçanërisht të ashpra, duke u shoqëruar me arrestime, hetime, gjykime, ekzekutime dhe ndjekje të vazhdueshme të kundërshtarëve politikë dhe grupeve të konsideruara kundërshtare nga regjimi. Në periudha të ndryshme, represioni u shtri edhe ndaj klerit, familjeve dhe personave të dyshuar për veprimtari kundër regjimit, si dhe ndaj atyre që tentonin të kalonin kufirin. Në vitet e para të regjimit, represioni u shoqërua me operacione të gjera në Kelmend dhe me goditjen e rezistencës së armatosur në Postribë. Gjatë viteve 1945–1948, dokumentacioni i kohës evidenton një numër të madh grupesh dhe individësh të konsideruar nga autoritetet si kundërshtarë të regjimit. Një pjesë e tyre u arrestuan, u dënuan me burgim ose me vdekje, ndërsa raste të tjera lidhen me vrasje gjatë përpjekjeve për arratisje ose në kufi.
Koçi Xoxe dhe operacioni i Shkodrës në dokumentet e procesit penal – Arkivi i ish-Sigurimit | AIDSSH Mediateka