Figura historike
1937 — 1991
Sabiha Kasimati
Pas shpërthimit të një sasie të vogël dinamiti në oborrin e Ambasadës Sovjetike më 19 shkurt, regjimi komunist e përdori këtë ngjarje si pretekst për të sulmuar elitën intelektuale.
Sabiha Kasimati së bashku me 21 intelektualë të tjerë u arrestuan dhe akuzuan pa prova konkrete si "armiq të popullit" dhe "terroristë". Pa mundësi për mbrojtje dhe pa një gjykim të rregullt, ata u pushkatuan pranë Urës së Beshirit më 26 shkurt 1951, ndërkohë që vendimi për ekzekutim u mor më 27 shkurt 1951, një ditë pas vdekjes së tyre. Pas rënies së regjimit komunist në vitin 1991, familjarët e viktimave kërkuan zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e vendit të ekzekutimit. Plenumi i Gjykatës së Lartë i shpalli të pafajshëm të dënuarit, duke e cilësuar vendimin nr. 64, datë 27.02.1951 të Gjykatës së Lartë Ushtarake si të kundërligjshëm dhe të pambështetur në prova konkrete. Pas hetimeve, në vitin 1993 u identifikua vendi i ekzekutimit dhe eshtrat e viktimave u varrosën me nderime në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.