1970-1991
1991 — 1991
Viti 1991 shënoi vazhdimin e përplasjeve popullore dhe ndryshimeve historike që nisën që në vitin 1990 në Shqipërinë që po dilte nga regjimi komunist, ende nën drejtimin e Partisë së Punës. Vendi po kalonte një krizë të thellë politike, ekonomike dhe sociale.
Informacionet e Sigurimit të Shtetit për organizimet e Sindikatave të Pavarura u shtrinë përgjatë gjithë muajve të parë të vitit 1991 dhe kulmuan me grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, (organizate e regjistruar në shkurt të vitit 1991), veprimtaria e së cilës ishte vendimtare për zhvillimet demokratike në Shqipëri. Pas zgjedhjeve të 31 marsit 1991 ku fitoi PPSH dhe vrasjeve të 2 prillit në Shkodër, në të gjithë vendin, forca më e madhe demonstruese ishin sindikatat të cilat u organizuan me greva duke paralizuar prodhimin në vend dhe që shkuan deri në greva urie. Lëvizja kulmoi në fund të majit dhe - me presionin e madh që sollën grevat e urisë që 49 minatorëve të pellgut qymyrguror të Tiranës nga 25 maji deri në 6 qershor - përfundoi me dorëheqjen e qeverisë, krijimin e një qeverie tranzicioni dhe përgatitje për zgjedhje të parakohshme (1992).