Kthehu në kryefaqeUdhëzim i Ministrit të Punëve të Brendshme nr. 01-90, datë 08.06.1983, “Për dhënien e kufomave të personave që vdesin në repartet e edukimit, burgjet dhe dhomat e izolimit
ShkarkoAIDSSH Mediateka
Udhëzim i Ministrit të Punëve të Brendshme nr. 01-90, datë 08.06.1983, “Për dhënien e kufomave të personave që vdesin në repartet e edukimit, burgjet dhe dhomat e izolimit

Udhezime

Udhëzim i Ministrit të Punëve të Brendshme nr. 01-90, datë 08.06.1983, “Për dhënien e kufomave të personave që vdesin në repartet e edukimit, burgjet dhe dhomat e izolimit

1944 — 1983

Ky udhëzim përcaktonte procedurat për dhënien ose mosdhënien e kufomave të personave të dënuar, të arrestuar ose të ndaluar, që vdisnin në repartet e edukimit, burgje dhe dhoma izolimi. Dorëzimi i kufomave lejohej për familjarët e afërt, përfshirë bashkëshortët, prindërit, vëllezërit, motrat dhe fëmijët mbi 16 vjeç, me përjashtim të kategorive të përcaktuara në akt, si personat e ekzekutuar me vdekje, të dënuarit për krime shtetërore, personat me rrezikshmëri të lartë, si dhe personat e vrarë gjatë kryerjes së krimeve ose tentativave për arratisje. Për kufomat e paidentifikuara parashikohej mundësia e kalimit të tyre në shërbim të institucioneve mjekësore.

Udhëzimi përcaktonte detyrimin për njoftimin e familjarëve brenda 48 orëve, kur dhënia e kufomës nuk lejohej, si dhe njoftimin e menjëhershëm të hetuesisë dhe prokurorisë nga komandat e burgjeve për çdo rast vdekjeje. Në rastet e dyshimeve për vdekje jo të natyrshme ose aksidente në punë, parashikohej fillimi i menjëhershëm i çështjes penale.

Shpenzimet e varrimit përballoheshin nga familjarët kur kufoma tërhiqej prej tyre, ndërsa në rastet e mosdorëzimit, varrimi kryhej nga shteti në vende të posaçme, në bashkëpunim me pushtetin lokal. Për varrimet e tilla mbahej evidencë e vendndodhjes, ndërsa identifikimi në terren bëhej nëpërmjet një tabele me numrin përkatës të regjistrimit.

Udhëzim i Ministrit të Punëve të Brendshme nr. 01-90, datë 08.06.1983, “Për dhënien e kufomave të personave që vdesin në repartet e edukimit, burgjet dhe dhomat e izolimit – Arkivi i ish-Sigurimit | AIDSSH Mediateka