Kthehu në kryefaqeVendime të Komisionit të Internim Dëbimeve dhe Konfiskimeve
ShkarkoAIDSSH Mediateka
Vendime të Komisionit të Internim Dëbimeve dhe Konfiskimeve

Vendime Internimi / Dëbimi

Vendime të Komisionit të Internim Dëbimeve dhe Konfiskimeve

1954 — 1990

Internimi dhe dëbimi ishin masa administrative të përdorura gjatë regjimit komunist ndaj individëve dhe familjeve të konsideruara nga autoritetet si politikisht të padëshiruara. Internimi nënkuptonte vendosjen e detyruar në një zonë të përcaktuar, me kufizim të lëvizjes dhe mbikëqyrje administrative, ndërsa dëbimi nënkuptonte largimin e detyruar nga vendbanimi.

Masat prekën kategori të ndryshme personash, përfshirë familjarë të të arratisurve, persona të dënuar ose të konsideruar kundërshtarë politikë dhe familje të ish-funksionarëve. Sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë viteve 1945–1990 u internuan 48.217 burra dhe 10.792 gra, ndërsa 11.536 familje u dëbuan nga qytetet kryesore dhe zonat kufitare.