Kalo te përmbajtja
AIDSSH Mediateka

Platformë publike për njohje, kërkim dhe ndërgjegjësim mbi dokumentet arkivore të ish-Sigurimit të Shtetit (9 nëntor 1944 - 2 korrik 1991)

Njësi Arkivore
Struktura
Sigurimi i Shtetit
Fondi Hetimor Gjyqësor
Fondi 142, Komunikatat operative (1949-1991)
Dosje
Kartela
Regjistra
Deklasifikime
Fjalor Terminologjik
Ngjarje
Ngjarje kyçe të dokumentuara nga arkivat e sigurimit.
Kalendari i kujtesës
1944-1950
1950-1970
1970-1991
Figura
Persona të dokumentuar në arkivin e sigurimit.
Figura historike
Mbajtës të funksioneve publike
Artistë, shkrimtarë
Intelektualë, shkencëtarë
Figura të tjera
Klerikë
Sigurimi
Materiale mbi historikun dhe organizimin e Sigurimit.
Rreth Sigurimit të Shtetit
Platforma e Organeve te Punëve të Brendshme
Aparati represiv
Historik
Historiku i armës së sigurimit
Historikët e rretheve
Rregullore
Urdhra
Udhezime
Tema studimi
Zërat e rezistencës
Shtypje, Qëndresë, Solidaritet, Mbijetesë
Organizata Kundër Regjimit
Individë kundër regjimit
Vende të vuajtjes
Kampi dhe burgje të dokumentuara nga strukturat shtetërore.
SpaçMateriale mbi kampin e punës së Spaçit.
Qafë BarHistorik dhe dëshmi mbi burgun e Qafë Barit.
TepelenaDokumente mbi kampin famëkeq të Tepelenës.
Kampi Valiasit
Burgu I Burrelit
Kujtesa
Aktivitete
Dëshmi
Multimedia
Njësi Arkivore
Struktura
Sigurimi i Shtetit
Fondi Hetimor Gjyqësor
Fondi 142, Komunikatat operative (1949-1991)
Dosje
Kartela
Regjistra
Deklasifikime
Fjalor Terminologjik
Ngjarje

Ngjarje kyçe të dokumentuara nga arkivat e sigurimit.

Shiko koleksionin
Kalendari i kujtesës1944-19501950-19701970-1991
Figura

Persona të dokumentuar në arkivin e sigurimit.

Shiko koleksionin
Figura historikeMbajtës të funksioneve publikeArtistë, shkrimtarëIntelektualë, shkencëtarëFigura të tjeraKlerikë
Sigurimi

Materiale mbi historikun dhe organizimin e Sigurimit.

Shiko koleksionin
Rreth Sigurimit të ShtetitPlatforma e Organeve te Punëve të BrendshmeAparati represiv
Historik
Historiku i armës së sigurimitHistorikët e rretheve
RregulloreUrdhraUdhezimeTema studimi
Zërat e rezistencës

Shtypje, Qëndresë, Solidaritet, Mbijetesë

Shiko koleksionin
Organizata Kundër RegjimitIndividë kundër regjimit
Vende të vuajtjes

Kampi dhe burgje të dokumentuara nga strukturat shtetërore.

Shiko koleksionin
SpaçQafë BarTepelenaKampi ValiasitBurgu I Burrelit
Kujtesa
Shiko koleksionin
AktiviteteDëshmi
Multimedia
Kryefaqja / Rreth Sigurimit të Shtetit
Artikull

Rreth Sigurimit të Shtetit

2 min lexim1 seksione
Seksionet e artikullit
Cfarë ishte Sigurimi i Shtetit?

Për të ndërmarrë një kërkim arkivor, fillimisht është e nevojshme njohja me historikun, strukturën organizative dhe rregullat procedurale të institucionit që i përket fondi i dokumenteve që do të shqyrtohen. Kjo merr një rëndësi të veçantë nëse ky institucion është organ sekret dhe jo i hapur për publikun, pasi gjatë kërkimit dhe interpretimit të dokumenteve duhet kuptuar si fillim konteksti i origjinës së tyre.

Cfarë ishte Sigurimi i Shtetit?

Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, e quajtur ndryshe “Sigurimi”, i ka fillesat gjatë Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare me të ashtuquajturat “Seksionet e Mbrojtjes së Popullit” dhe filloi funksionimin zyrtarisht më 14 dhjetor 1944. Sigurimi ishte shërbimi i sigurisë kombëtare, i inteligjencës dhe policisë sekrete të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Ky organ ka funksionuar përgjatë periudhës dhjetor 1944 - korrik 1991, që përkon me regjimin totalitar të instaluar në Shqipëri. De jure detyra e tij ishte që të mbronte Shqipërinë nga rreziqet, por de facto Sigurimi shërbeu për të shtypur veprimtarinë politike tek popullata dhe për të ruajtur jetëgjatësinë e sistemit politik në pushtet.

Në gusht të vitit 1946, Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit mori emrin Drejtoria e Sigurimit të Shtetit dhe kaloi në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Me ndarjen administrative territoriale të vitit 1947, u organizuan drejtoritë e punëve të brendshme të qarqeve të cilat kishin në varësi të drejtpërdrejtë degët e punëve të brendshme në rrethe. Drejtorive e qarqeve kishin të njëjtët sektorë me ato të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit: Kundërzbulimi; Lufta kundër bandave, organizatave dhe grupeve kundërrevolucionare; Mbrojtja e ekonomisë socialiste; Evidenca operative; Vëzhgimi dhe kontrolli i përfaqësive diplomatike; Hetuesia, shifra dhe sekretaria.

Në dhjetor të vitit 1948 struktura e Sigurimit të Shtetit paraqitej si më poshtë: Dega I, Zbulimi Politik; Drejtoria e Sigurimit të Shtetit, me nëndarjet: Dega e Punëve të Brendshme në Rrethe, Sektori i Luftës Kundër Bandave, Dega Operative e Kundërzbulimit, Dega e Sigurimit të Ushtrisë dhe Sektori i Ruajtjes së Udhëheqjes.

Po në këtë vit, Byroja Politike e Komitetit Qendror të PPSH-së, pasi bëri një analizë të thellë punës së organeve të ish-Sigurimit, miratoi “Platformën politike e organizative të Sigurimit të Shtetit”. Platforma politike e Sigurimit të shtetit pati ndryshime në vitet 1958, 1977 dhe 1985.

Strukturat e Sigurimit nuk kujdeseshin vetëm për krijimin e fabrikimin e dosjeve, por fatkeqësisht edhe për asgjësimin e tyre. Një numër i madh dokumentesh rezulton i asgjësuar, por kjo procedurë në shumicën e rasteve është e dokumentuar nëpërmjet procesverbaleve të asgjësimit të cilët janë pjesë e fondeve arkivore.

Në këtë artikull

Cfarë ishte Sigurimi i Shtetit?
AIDSSH

Mediateka

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit

Kontakt

Njësia Administrative nr. 4, Rruga "Kongresi i Manastirit”,
Tiranë, Shqipëri

info@autoritetidosjeve.gov.al

Navigimi i shpejtë

  • Si të kërkojmë qasje
  • FAQ
  • Politikat e privatësisë
  • Rreth Ish-Sigurimit të Shtetit
© AIDSSH — Të gjitha të drejtat e rezervuara - Krijuar nga INSTANT.ALArkiva për kujtesë, drejtësi dhe edukim.