Shtypje, Qëndresë, Solidaritet, Mbijetesë
Filtra koleksioni
Shfleto dokumentet sipas formatit, dekadës dhe temës.
Foto • 1955
Revolucioni Hungarez i vitit 1956 ishte një kryengritje popullore kundër regjimit komunist dhe kontrollit sovjetik, që nisi më 23 tetor dhe u shtyp nga ndërhyrja ushtarake sovjetike në nëntor të po atij viti. Ngjarjet frymëzuan thirrje për liri dhe qëndresë edhe përtej kufijve të Hungarisë.
Një dëshmi e kësaj jehone gjendet në dosjen hetimore-gjyqësore nr. 8676-A, të Fondit nr. 1 të ish-Sigurimit të Shtetit, ku dokumentohen traktet e lidhura me çështjen e Nikolin Pavacit, Ndrekë Bazhdarit dhe Karlo Cefës. Në një prej tyre, të përshkruar në faqen 38 të dosjes, shkruhet: “Lavdi Heronjve Martirë Hungarezë”, krahas thirrjeve për liri dhe parullave kundër diktaturës. Ky dokument tregon se jehona e Revolucionit Hungarez u pasqyrua edhe në materialet që u trajtuan nga organet hetimore dhe gjyqësore të regjimit komunist shqiptar.
Rezultate totale: 1