Filtra kategorie
Ngushto rezultatet sipas formatit, dekadës dhe temës.
Foto • 1955
Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit (27 janar), sjellim në vëmendje dokumente arkivore nga Arkivi i AIDSSH ku pasqyrohet mënyra se si komuniteti hebre në Shqipëri u regjistrua dhe u administrua nga Sigurimi i Shtetit pas Luftës së Dytë Botërore. Fokusi i këtij postimi është te materialet statistikore dhe përshkruese, të cilat paraqesin të dhëna mbi numrin, shpërndarjen gjeografike dhe klasifikimin administrativ të këtij komuniteti.
Dosjet i përkasin Fondit të 4-t të Sigurimit të Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme dhe mbulojnë një hark kohor nga viti 1955 deri në vitin 1991. Ato përfshijnë relacione analitike mbi kontigjentin e izraelitëve në Shqipëri, fashikuj lokalë me të dhëna emërore dhe biografike, si dhe dokumentacion mbi procedurat e riatdhesimit dhe largimit përfundimtar drejt Izraelit. Së bashku, këto materiale pasqyrojnë faza të ndryshme të evidentimit, administrimit dhe trajtimit institucional të komunitetit hebre nga organet shtetërore gjatë periudhës socialiste dhe në vitet e tranzicionit.
Rezultate totale: 3
Foto • 1945
Është një nga proceset e para gjyqësore që çoi në ekzekutimin dhe dënimin me shumë vite burg të personaliteteve që dyshoheshin si kundërshtarë të sistemit komunist. Ky proces, i quajtur Gjyqi Special i Tiranës, zhvilloi 31 seanca nga 1 marsi deri më 13 prill 1945, duke gjykuar 60 nacionalistë të akuzuar si kriminelë lufte: 17 prej tyre u dënuan me pushkatim, 8 me burgim të përjetshëm dhe të tjerët me dënime të ndryshme me burg.