Përdorim Google Analytics vetëm me pëlqimin tuaj për të kuptuar përdorimin e Mediatekës. Cookie-ja e gjuhës është funksionale dhe nuk përdoret për reklamim. Lexo politikën e privatësisë

Kalo te përmbajtja
AIDSSH Mediateka

Platformë publike për njohje, kërkim dhe ndërgjegjësim mbi dokumentet arkivore të ish-Sigurimit të Shtetit (9 nëntor 1944 - 2 korrik 1991)

Njësi Arkivore
Struktura
Sigurimi i Shtetit
Fondi Hetimor Gjyqësor
Fondi 142, Komunikatat operative (1949-1991)
Dosje
Kartela
Regjistra
Deklasifikime
Fjalor Terminologjik
Te zhdukur ne diktature; Kufiri dhe kalimet e kufirit;
Kufiri dhe kalimet e kufirit përmbledh dokumente arkivore, dëshmi dhe materiale që lidhen me kontrollin e kufirit shtetëror dhe përpjekjet për largim nga Shqipëria gjatë regjimit komunist.
Kufiri Shkoder
Ngjarje
Ngjarje kyçe të dokumentuara nga arkivat e sigurimit.
Kalendari i kujtesës
1944-1950
1950-1970
1970-1991
Figura
Persona të dokumentuar në arkivin e sigurimit.
Figura historike
Mbajtës të funksioneve publike
Artistë, shkrimtarë
Intelektualë, shkencëtarë
Avokatët e perndjekurKoleksion dokumentesh arkivore mbi perndjekjen e avokateve dhe mbi menyren se si regjimi komunist goditi nje profesion te rendesishem per garantimin e mbrojtjes ligjore, deri ne eliminimin e rolit te avokatit ne procese gjyqesore
Figura të tjera
Klerikë
Sigurimi
Materiale mbi historikun dhe organizimin e Sigurimit.
Vendime Internimi / Dëbimi
Vendime Internimi / Dëbimi
Rreth Sigurimit të Shtetit
Platforma e Organeve te Punëve të Brendshme
Aparati represiv
Historik
Historiku i armës së sigurimit
Historikët e rretheve
Rregullore
Urdhra
Udhezime
Tema studimi
Zërat e rezistencës
Shtypje, Qëndresë, Solidaritet, Mbijetesë
Organizata Kundër Regjimit
Individë kundër regjimit
Vende të vuajtjes
Kampi dhe burgje të dokumentuara nga strukturat shtetërore.
Kampet e LushnjesKampet e Lushnjes ishin rreth 7 ku internoheshin...
SpaçMateriale mbi kampin e punës së Spaçit.
Qafë BarHistorik dhe dëshmi mbi burgun e Qafë Barit.
TepelenaDokumente mbi kampin famëkeq të Tepelenës.
Kampi Valiasit
Burgu I Burrelit
Kujtesa
PublikimePublikime te studiuesve, gazetareve
Aktivitete
Dëshmi
Multimedia
Njësi Arkivore
Struktura
Sigurimi i Shtetit
Fondi Hetimor Gjyqësor
Fondi 142, Komunikatat operative (1949-1991)
Dosje
Kartela
Regjistra
Deklasifikime
Fjalor Terminologjik
Te zhdukur ne diktature; Kufiri dhe kalimet e kufirit;

Kufiri dhe kalimet e kufirit përmbledh dokumente arkivore, dëshmi dhe materiale që lidhen me kontrollin e kufirit shtetëror dhe përpjekjet për largim nga Shqipëria gjatë regjimit komunist.

Shiko koleksionin
Kufiri Shkoder
Ngjarje

Ngjarje kyçe të dokumentuara nga arkivat e sigurimit.

Shiko koleksionin
Kalendari i kujtesës1944-19501950-19701970-1991
Figura

Persona të dokumentuar në arkivin e sigurimit.

Shiko koleksionin
Figura historikeMbajtës të funksioneve publikeArtistë, shkrimtarë
Intelektualë, shkencëtarë
Avokatët e perndjekur
Figura të tjeraKlerikë
Sigurimi

Materiale mbi historikun dhe organizimin e Sigurimit.

Shiko koleksionin
Vendime Internimi / Dëbimi
Vendime Internimi / Dëbimi
Rreth Sigurimit të ShtetitPlatforma e Organeve te Punëve të BrendshmeAparati represiv
Historik
Historiku i armës së sigurimitHistorikët e rretheve
RregulloreUrdhraUdhezimeTema studimi
Zërat e rezistencës

Shtypje, Qëndresë, Solidaritet, Mbijetesë

Shiko koleksionin
Organizata Kundër RegjimitIndividë kundër regjimit
Vende të vuajtjes

Kampi dhe burgje të dokumentuara nga strukturat shtetërore.

Shiko koleksionin
Kampet e LushnjesSpaçQafë BarTepelenaKampi ValiasitBurgu I Burrelit
Kujtesa
Shiko koleksionin
PublikimeAktiviteteDëshmi
Multimedia
AIDSSH Mediateka
AIDSSH

Mediateka

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit

Kontakt

Njësia Administrative nr. 4, Rruga “Kongresi i Manastirit”,
Tiranë, Shqipëri

info@autoritetidosjeve.gov.al

Navigimi i shpejtë

  • Si të kërkojmë qasje
  • FAQ
  • Politikat e privatësisë
  • Rreth Ish-Sigurimit të Shtetit
© AIDSSH — Të gjitha të drejtat e rezervuara - Krijuar nga INSTANT.ALArkiva për kujtesë, drejtësi dhe edukim.
Koleksion tematik

Te zhdukur ne diktature; Kufiri dhe kalimet e kufirit;

Kufiri dhe kalimet e kufirit përmbledh dokumente arkivore, dëshmi dhe materiale që lidhen me kontrollin e kufirit shtetëror dhe përpjekjet për largim nga Shqipëria gjatë regjimit komunist.

Kategori

Kufiri Shkoder

Filtra koleksioni

Shfleto dokumentet sipas formatit, dekadës dhe temës.

Fshi filtrat
Prekë Cali dhe rezistenca e Kelmendit – Shkodër, 1945Kufiri Shkoder

Foto • 1945

Prekë Cali dhe rezistenca e Kelmendit – Shkodër, 1945

Në fillim të vitit 1945, në Kelmend, në hapësirën e lidhur me zonën e Shkodrës, ndodhi një përplasje e armatosur ndërmjet forcave Nacionalçlirimtare dhe grupit të drejtuar nga Prekë Cali. Pas përleshjeve, grupi i Prekë Calit u rrethua në shpellën e Vuklit.  Rrethimi në shpellën e Vuklit zgjati tetë ditë. Gjatë kësaj kohe, grupi qëndroi i rrethuar dhe nuk u dorëzua menjëherë. Pas tetë ditësh, Prekë Cali vendosi të dorëzohej. Dorëzimi i tij lidhej me kërkesën për garanci dhe me mbrojtjen e të rinjve që ndodheshin me të.

Pas dorëzimit, çështja e Prekë Calit kaloi në fazën e arrestimit dhe të akuzave. Më 24 shkurt 1945, Prekë Cali u arrestua. Pas arrestimit, ai u akuzua për veprimtari të armatosur kundër pushtetit të ri. Në kuadër të këtyre akuzave, ai u cilësua si “kriminel lufte” dhe u akuzua për “tradhti ndaj Atdheut”. Këto cilësime dhe akuza u përdorën në procesin që pasoi arrestimin e tij. Bashkë me të u përfshinë në proces edhe persona të tjerë të lidhur me grupin e tij. Këta persona u konsideruan bashkëpunëtorë të Prekë Calit dhe ndaj tyre u dhanë gjithashtu dënime.

Procesi përfshiu, përveç Prekë Calit, edhe Ded Lulashin dhe persona të tjerë të lidhur me grupin. Në përfundim të procesit, Prekë Cali dhe Ded Lulashi u dënuan me vdekje. Ndërsa disa prej të pandehurve të tjerë mes tyre Fran Zef Pëllumbi, Fran Dosh Prenga, Ndue Gjo Rapuka dhe Kol Prek Pëllumbi  u dënuan me burgim të përjetshëm. Dënimi i Prekë Calit me vdekje u ekzekutua në mars të vitit 1945. 

1

Rezultate totale: 5

Koçi Xoxe dhe operacioni i Shkodrës në dokumentet e procesit penalKufiri Shkoder

Foto • 1944

Koçi Xoxe dhe operacioni i Shkodrës në dokumentet e procesit penal

Pas vendosjes së regjimit komunist në nëntor 1944, Shkodra u bë një nga zonat ku represioni politik mori përmasa veçanërisht të ashpra, duke u shoqëruar me arrestime, hetime, gjykime, ekzekutime dhe ndjekje të vazhdueshme të kundërshtarëve politikë dhe grupeve të konsideruara kundërshtare nga regjimi. Në periudha të ndryshme, represioni u shtri edhe ndaj klerit, familjeve dhe personave të dyshuar për veprimtari kundër regjimit, si dhe ndaj atyre që tentonin të kalonin kufirin. Në vitet e para të regjimit, represioni u shoqërua me operacione të gjera në Kelmend dhe me goditjen e rezistencës së armatosur në Postribë. Gjatë viteve 1945–1948, dokumentacioni i kohës evidenton një numër të madh grupesh dhe individësh të konsideruar nga autoritetet si kundërshtarë të regjimit. Një pjesë e tyre u arrestuan, u dënuan me burgim ose me vdekje, ndërsa raste të tjera lidhen me vrasje gjatë përpjekjeve për arratisje ose në kufi.

Të Zhdukurit dhe Vendvarrimet e Dyshuara në Shkodër: Kleri Katolik, Dokumentimi dhe Kërkimi i të VërtetësKufiri Shkoder

Foto • 1944

Të Zhdukurit dhe Vendvarrimet e Dyshuara në Shkodër: Kleri Katolik, Dokumentimi dhe Kërkimi i të Vërtetës

Çështja e personave të zhdukur dhe e vendvarrimeve të dyshuara është pjesë e veprimtarisë së AIDSSH-së për dokumentimin e së shkuarës dhe kërkimin e përgjigjeve për familjarët. Pas zgjerimit të kompetencave ligjore në vitin 2020, Autoriteti ka vijuar identifikimin dhe dokumentimin e vendvarrimeve të dyshuara, veçanërisht në Qarkun e Shkodrës.

  • 2023: Shenjëzimi i një vendvarrimi të dyshuar pranë Varrezave të Rrmajit, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër.
  • 2024: Vijimi i hetimeve dhe kërkimeve jo-invazive për vendvarrime të dyshuara.
  • 2025: Dokumentimi dhe trajtimi publik i historisë së të zhdukurve dhe vendvarrimeve.
  • 2026: Vijimi i hetimeve dhe përcjellja e dokumentacionit për gërmime e zhvarrime të kontrolluara.
  • 28 gusht 2026: Përurimi i ekspozitës së përhershme “Rrmaji – Vend Kujtese dhe Kërkimi” pranë Varrezave të Rrmajit.
Jup Kazazi (1909–1946)Kufiri Shkoder

Foto • 1944

Jup Kazazi (1909–1946)

Lindi në Shkodër dhe u angazhua në jetën politike e administrative gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore. Ai punoi në Ministrinë e Financave dhe, për një periudhë të shkurtër, mbajti detyrën e ministrit në qeverinë e Mustafa Krujës. Më pas dha dorëheqjen dhe vijoi veprimtarinë e tij në radhët e nacionalistëve.

Ishte një nga drejtuesit kryesorë të Kryengritjes së Postribës, lëvizjes së armatosur kundër regjimit komunist, e zhvilluar më 9 shtator 1946 në zonën e Postribës, pranë Shkodrës.

Kryengritja synonte kundërshtimin e regjimit të ri komunist dhe politikave të tij në Shqipërinë e pasluftës. Ajo u shtyp nga forcat qeveritare brenda një kohe të shkurtër dhe u pasua nga arrestime, hetime dhe masa ndëshkuese ndaj pjesëmarrësve dhe personave të dyshuar si mbështetës të saj.

Pas shtypjes së kryengritjes, Jup Kazazi u tërhoq në zonat malore. Më 17 shtator 1946, pasi u rrethua nga forcat qeveritare,  vetëvritet për të shmangur rënien në duart e forcave komuniste. Emri i tij lidhet ngushtë me organizimin dhe drejtimin e Kryengritjes së Postribës, një nga ngjarjet e rëndësishme të kundërshtimit të armatosur ndaj regjimit komunist në vitet e para të pasluftës.

 




Trajtimi i personave të ekzekutuar dhe të atyre që vdiqën në duart e shtetit, 1944–1960: Kuadri normativ, tipologjia dhe zinxhiri procedural Kufiri Shkoder

Foto • 1944

Trajtimi i personave të ekzekutuar dhe të atyre që vdiqën në duart e shtetit, 1944–1960: Kuadri normativ, tipologjia dhe zinxhiri procedural

Trajtimi i personave të ekzekutuar dhe të atyre që vdiqën në duart e shtetit, 1944–1960: Kuadri normativ, tipologjia dhe zinxhiri procedural”, nga S. Mara, O. Besho, L. Ismaili dhe J. Hibo, shqyrton mënyrën se si shteti shqiptar i viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore rregulloi në planin ligjor dhe administrativ dënimin me vdekje, ekzekutimin dhe trajtimin e personave që vdisnin në institucionet shtetërore. Studimi mbështetet në dokumente arkivore, vendime gjyqësore, akte normative, korrespondencë administrative dhe rregullore të brendshme, duke rindërtuar zinxhirin procedural nga dënimi deri te organi zbatues. Një vëmendje e veçantë i kushtohet mungesës së dokumentacionit mbi ekzekutimin dhe fatin e trupave, duke analizuar nëse kjo mungesë lidhet me praktikat administrative dhe rregullat e ruajtjes e asgjësimit të dokumenteve.