Përdorim Google Analytics vetëm me pëlqimin tuaj për të kuptuar përdorimin e Mediatekës. Cookie-ja e gjuhës është funksionale dhe nuk përdoret për reklamim. Lexo politikën e privatësisë

Kalo te përmbajtja
AIDSSH Mediateka

Platformë publike për njohje, kërkim dhe ndërgjegjësim mbi dokumentet arkivore të ish-Sigurimit të Shtetit (9 nëntor 1944 - 2 korrik 1991)

Njësi Arkivore
Struktura
Sigurimi i Shtetit
Fondi Hetimor Gjyqësor
Fondi 142, Komunikatat operative (1949-1991)
Dosje
Kartela
Regjistra
Deklasifikime
Fjalor Terminologjik
Te zhdukur ne diktature; Kufiri dhe kalimet e kufirit;
Kufiri dhe kalimet e kufirit përmbledh dokumente arkivore, dëshmi dhe materiale që lidhen me kontrollin e kufirit shtetëror dhe përpjekjet për largim nga Shqipëria gjatë regjimit komunist.
Kufiri Shkoder
Ngjarje
Ngjarje kyçe të dokumentuara nga arkivat e sigurimit.
Kalendari i kujtesës
1944-1950
1950-1970
1970-1991
Figura
Persona të dokumentuar në arkivin e sigurimit.
Figura historike
Mbajtës të funksioneve publike
Artistë, shkrimtarë
Intelektualë, shkencëtarë
Figura të tjera
Klerikë
Sigurimi
Materiale mbi historikun dhe organizimin e Sigurimit.
Rreth Sigurimit të Shtetit
Vendime Internimi / Dëbimi
Vendime Internimi / Dëbimi
Platforma e Organeve te Punëve të Brendshme
Aparati represiv
Historik
Historiku i armës së sigurimit
Historikët e rretheve
Rregullore
Urdhra
Udhezime
Tema studimi
Zërat e rezistencës
Shtypje, Qëndresë, Solidaritet, Mbijetesë
Organizata Kundër Regjimit
Individë kundër regjimit
Vende të vuajtjes
Kampi dhe burgje të dokumentuara nga strukturat shtetërore.
Kampet e LushnjesKampet e Lushnjes ishin rreth 7 ku internoheshin...
SpaçMateriale mbi kampin e punës së Spaçit.
Qafë BarHistorik dhe dëshmi mbi burgun e Qafë Barit.
TepelenaDokumente mbi kampin famëkeq të Tepelenës.
Kampi Valiasit
Burgu I Burrelit
Kujtesa
PublikimePublikime te studiuesve, gazetareve
Aktivitete
Dëshmi
Multimedia
Njësi Arkivore
Struktura
Sigurimi i Shtetit
Fondi Hetimor Gjyqësor
Fondi 142, Komunikatat operative (1949-1991)
Dosje
Kartela
Regjistra
Deklasifikime
Fjalor Terminologjik
Te zhdukur ne diktature; Kufiri dhe kalimet e kufirit;

Kufiri dhe kalimet e kufirit përmbledh dokumente arkivore, dëshmi dhe materiale që lidhen me kontrollin e kufirit shtetëror dhe përpjekjet për largim nga Shqipëria gjatë regjimit komunist.

Shiko koleksionin
Kufiri Shkoder
Ngjarje

Ngjarje kyçe të dokumentuara nga arkivat e sigurimit.

Shiko koleksionin
Kalendari i kujtesës1944-19501950-19701970-1991
Figura

Persona të dokumentuar në arkivin e sigurimit.

Shiko koleksionin
Figura historikeMbajtës të funksioneve publikeArtistë, shkrimtarëIntelektualë, shkencëtarëFigura të tjeraKlerikë
Sigurimi

Materiale mbi historikun dhe organizimin e Sigurimit.

Shiko koleksionin
Rreth Sigurimit të Shtetit
Vendime Internimi / Dëbimi
Vendime Internimi / Dëbimi
Platforma e Organeve te Punëve të BrendshmeAparati represiv
Historik
Historiku i armës së sigurimitHistorikët e rretheve
RregulloreUrdhraUdhezimeTema studimi
Zërat e rezistencës

Shtypje, Qëndresë, Solidaritet, Mbijetesë

Shiko koleksionin
Organizata Kundër RegjimitIndividë kundër regjimit
Vende të vuajtjes

Kampi dhe burgje të dokumentuara nga strukturat shtetërore.

Shiko koleksionin
Kampet e LushnjesSpaçQafë BarTepelenaKampi ValiasitBurgu I Burrelit
Kujtesa
Shiko koleksionin
PublikimeAktiviteteDëshmi
Multimedia
AIDSSH Mediateka
AIDSSH

Mediateka

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit

Kontakt

Njësia Administrative nr. 4, Rruga “Kongresi i Manastirit”,
Tiranë, Shqipëri

info@autoritetidosjeve.gov.al

Navigimi i shpejtë

  • Si të kërkojmë qasje
  • FAQ
  • Politikat e privatësisë
  • Rreth Ish-Sigurimit të Shtetit
© AIDSSH — Të gjitha të drejtat e rezervuara - Krijuar nga INSTANT.ALArkiva për kujtesë, drejtësi dhe edukim.
Koleksion tematik

Ngjarje

Ngjarje kyçe të dokumentuara nga arkivat e sigurimit.

Faqe

Kalendari i kujtesës

Kategori

1944-1950

Kategori

1950-1970

Kategori

1970-1991

Filtra koleksioni

Shfleto dokumentet sipas formatit, dekadës dhe temës.

Fshi filtrat

Tema

Bashkimi i Sindikatave të ShqipërisëEnver Hoxha
Greva e përgjithshme
Hebrenj Izreael Holokaust
Kombinati "Mao Ce Dun", Berat
Kulak
Levizja studentore
Ndryshimet demokratike
protesta
Rrëzimi i përmendores
Sabotim
"Puçi" i Shkollës së Bashkuar “Enver Hoxha” – Një moment tensioni politik dhe studentor në 19911970-1991

Foto • 1991

"Puçi" i Shkollës së Bashkuar “Enver Hoxha” – Një moment tensioni politik dhe studentor në 1991

Në fillim të vitit 1991, Shqipëria po përjetonte ndryshime të thella politike dhe sociale. Në këtë kontekst, Shkolla e Lartë e Bashkuar “Enver Hoxha” u kthye në epiqendrën e një revolte studentore dhe ushtarake që shpesh njihet si “Puci i Shkollës së Bashkuar”. Studentët dhe akademistët u ngritën kundër autoriteteve, duke kërkuar rivendosjen e përmendoreve të Enver Hoxhës, përmirësimin e kushteve të jetesës, ndryshimin e emrit të shkollës dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre politike. Shumë studentë refuzuan të ndiqnin mësimet, disa ikën jashtë vendit, ndërsa atmosfera u tensionua nga pretendime për manipulime politike dhe solidaritet të organizuar me protestat e jashtme.

Dokumente të Arkivit të Sigurimit të Shtetit mbi zhvillimet politike dhe shoqërore të vitit 19911970-1991

Foto • 1991

Dokumente të Arkivit të Sigurimit të Shtetit mbi zhvillimet politike dhe shoqërore të vitit 1991

Në Arkivin e Sigurimit të Shtetit ndodhen një sërë dosjesh dokumentare që pasqyrojnë situatën politike, shoqërore dhe të sigurisë në Shqipëri gjatë vitit 1991, një periudhë e karakterizuar nga ndryshime të thella dhe tensione të shumta. Këto materiale përmbajnë informacione operative, raporte dhe analiza mbi zhvillimet kryesore, duke evidentuar reagimet e institucioneve shtetërore ndaj protestave, grevave dhe lëvizjeve me karakter politik.

protesta
Rrëzimi i përmendores së Enver Hoxhës, 20 shkurt 19911970-1991

Foto • 1991

Rrëzimi i përmendores së Enver Hoxhës, 20 shkurt 1991

Në shkurt të vitit 1991 Sigurimi i Shtetit ishte në një periudhë të vështirë, organizimi dhe veprimtaria e të cilit nuk mund të përshtateshin me zhvillimet e reja politike. Pas lëvizjeve politike të një viti më parë, futjes në ambasada, krijimit të Partisë Demokratike, si dhe pakënaqësive dhe kaosit që mbizotëronte në fillim të vitit 1990, Sigurimi i Shtetit po gjendej jashtë kompetencave, paaftësive dhe mundësive reale të zhvillimit të veprimtarisë së saj.

Të gjitha kufizimet, vështirësitë, sfidat dhe nevojat paraqiten në një nga raportet e dala për datën 20 shkurt lidhur me rënien e përmendores së Enver Hoxhës.

 

Rrëzimi i përmendoresEnver HoxhaNdryshimet demokratike
Sindikatat e pavarura në zhvillimet politike të vitit 19911970-1991

Foto • 1991

Sindikatat e pavarura në zhvillimet politike të vitit 1991

Viti 1991 shënoi vazhdimin e përplasjeve popullore dhe ndryshimeve historike që nisën që në vitin 1990 në Shqipërinë që po dilte nga regjimi komunist, ende nën drejtimin e Partisë së Punës. Vendi po kalonte një krizë të thellë politike, ekonomike dhe sociale.

Informacionet e Sigurimit të Shtetit për organizimet e Sindikatave të Pavarura u shtrinë përgjatë gjithë muajve të parë të vitit 1991 dhe kulmuan me grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, (organizate e  regjistruar në shkurt të vitit 1991), veprimtaria e së cilës ishte vendimtare për zhvillimet demokratike në Shqipëri. Pas zgjedhjeve të 31 marsit 1991 ku fitoi PPSH dhe vrasjeve të 2 prillit në Shkodër, në të gjithë vendin, forca më e madhe demonstruese ishin sindikatat të cilat u organizuan me greva duke paralizuar prodhimin në vend dhe që shkuan deri në greva urie. Lëvizja kulmoi në fund të majit dhe - me presionin e madh që sollën grevat e urisë që 49 minatorëve të pellgut qymyrguror të Tiranës nga 25 maji deri në 6 qershor - përfundoi me dorëheqjen e qeverisë, krijimin e një qeverie tranzicioni dhe përgatitje për zgjedhje të parakohshme (1992).

Bashkimi i Sindikatave të ShqipërisëGreva e përgjithshme
Protestat në stadiumin e Kavajës 19901970-1991

Foto • 1990

Protestat në stadiumin e Kavajës 1990

Një raport zyrtar i datës 7 korrik 1990, i hartuar nga prokurori Qemal Lame dhe i dërguar Ministrit të Punëve të Brendshme Simon Stefani, pasqyron ngjarjet e 4 korrikut 1990 në Kavajë.

Pas një ndeshjeje futbolli, rreth 60 persona u grumbulluan fillimisht në qendër të qytetit, por shumë shpejt turma arriti në 4000–5000 vetë, duke brohoritur parulla për liri dhe demokraci.

Protesta u përshkallëzua në dhunë, me thyerje vitrinash dhe përplasje. Një punonjës policie u plagos rëndë dhe ndërroi jetë më 6 korrik, ndërsa një drejtues lokal u plagos lehtë.

U ndaluan 22 persona, 6 prej tyre u dërguan në gjyq. Hetimet vijonin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Dënimi i "sabotatorëve" të Kombinatit të Tekstileve "Mao Ce Dun", Berat, 19781970-1991

Foto • 1978

Dënimi i "sabotatorëve" të Kombinatit të Tekstileve "Mao Ce Dun", Berat, 1978

Në vitin 1977, në prag të shkëputjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Kinën, lufta ideologjike ishte përqendruar në armiqtë e brendshëm dhe alibitë për dështimet ekonomike. Në një qendër të rëndësishme industriale, në qytetin e Beratit, në kombinatin e tekstileve “Mao Ce Dun” (i ndërtuar në vitin 1966), rezultat i investimeve kineze), u zbulua dhe u dënua grupi i ashtuquajtur "i sabotatorëve". 

Procesi i dokumentuar në dosjet hetimore-gjyqësore nr. 11340 dhe 11340/I i përket  grupit prej katër personash të arrestuar në vitin 1977 në Berat me akuzat e krijimit të organizatës kriminale, diversionit, tradhtisë ndaj atdheut dhe agjitacionit dhe propagandës.

Ai u bë publik në kinoklubin e Kombinatit të Tekstileve dhe u dëgjua edhe nga të pranishëm jashtë nëpërmjet altoparlantit. 

SabotimKombinati "Mao Ce Dun", BeratKulak
Hebrenjtë në Shqipëri sipas Sigurimit të Shtetit: statistika dhe masa operative1944-1950

Foto • 1955

Hebrenjtë në Shqipëri sipas Sigurimit të Shtetit: statistika dhe masa operative

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit (27 janar), sjellim në vëmendje dokumente arkivore nga Arkivi i AIDSSH ku  pasqyrohet  mënyra se si komuniteti hebre në Shqipëri u regjistrua dhe u administrua nga Sigurimi i Shtetit pas Luftës së Dytë Botërore. Fokusi i këtij postimi është te materialet statistikore dhe përshkruese, të cilat paraqesin të dhëna mbi numrin, shpërndarjen gjeografike dhe klasifikimin administrativ të këtij komuniteti.

Dosjet i përkasin Fondit të 4-t të Sigurimit të Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme dhe mbulojnë një hark kohor nga viti 1955 deri në vitin 1991. Ato përfshijnë relacione analitike mbi kontigjentin e izraelitëve në Shqipëri, fashikuj lokalë me të dhëna emërore dhe biografike, si dhe dokumentacion mbi procedurat e riatdhesimit dhe largimit përfundimtar drejt Izraelit. Së bashku, këto materiale pasqyrojnë faza të ndryshme të evidentimit, administrimit dhe trajtimit institucional të komunitetit hebre nga organet shtetërore gjatë periudhës socialiste dhe në vitet e tranzicionit.

Hebrenj Izreael Holokaust
Gjyqi Special  i vitit 19451944-1950

Foto • 1945

Gjyqi Special i vitit 1945

Është një nga proceset e para gjyqësore që çoi në ekzekutimin dhe dënimin me shumë vite burg të personaliteteve që dyshoheshin si kundërshtarë të sistemit komunist. Ky proces, i quajtur Gjyqi Special i Tiranës, zhvilloi 31 seanca nga 1 marsi deri më 13 prill 1945, duke gjykuar 60 nacionalistë të akuzuar si kriminelë lufte: 17 prej tyre u dënuan me pushkatim, 8 me burgim të përjetshëm dhe të tjerët me dënime të ndryshme me burg.

Më 4 mars 1945 u ekzekutuan martirët At Daniel Dajani,  At Gjon Shllaku e të tjerë1944-1950

Foto • 1945

Më 4 mars 1945 u ekzekutuan martirët At Daniel Dajani, At Gjon Shllaku e të tjerë

Gjatë dhjetorit 1945, autoritetet komuniste zbuluan në Shkodër organizatën “Bashkimi Shqiptar”, të drejtuar nga seminaristi Mark Çuni, e cila ishte shfaqur përmes trakteve antikomuniste. Si pasojë, u arrestuan edhe Atë Giovanni Fausti dhe Atë Daniel Dajani, si eprorë të seminarit. U ndaluan gjithësej 39 persona, në atë që konsiderohet goditja e parë e organizuar ndaj klerit katolik në Shqipëri.

Gjyqi u zhvillua në kinema “Rozafati”, ku të pandehurit u akuzuan për bashkëpunim me fashizmin dhe sabotim të rezistencës.  Nga 39 të arrestuarit, 7 u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan më 4 mars 1946 pranë Varrezave të Rrmajit në Shkodër.

1

Rezultate totale: 9