Kalo te përmbajtja
AIDSSH Mediateka

Platformë publike për njohje, kërkim dhe ndërgjegjësim mbi dokumentet arkivore të ish-Sigurimit të Shtetit (9 nëntor 1944 - 2 korrik 1991)

Njësi Arkivore
Struktura
Sigurimi i Shtetit
Fondi Hetimor Gjyqësor
Fondi 142, Komunikatat operative (1949-1991)
Dosje
Kartela
Regjistra
Deklasifikime
Fjalor Terminologjik
Ngjarje
Ngjarje kyçe të dokumentuara nga arkivat e sigurimit.
Kalendari i kujtesës
1944-1950
1950-1970
1970-1991
Figura
Persona të dokumentuar në arkivin e sigurimit.
Figura historike
Mbajtës të funksioneve publike
Artistë, shkrimtarë
Intelektualë, shkencëtarë
Figura të tjera
Klerikë
Sigurimi
Materiale mbi historikun dhe organizimin e Sigurimit.
Rreth Sigurimit të Shtetit
Platforma e Organeve te Punëve të Brendshme
Aparati represiv
Historik
Historiku i armës së sigurimit
Historikët e rretheve
Rregullore
Urdhra
Udhezime
Tema studimi
Zërat e rezistencës
Shtypje, Qëndresë, Solidaritet, Mbijetesë
Organizata Kundër Regjimit
Individë kundër regjimit
Vende të vuajtjes
Kampi dhe burgje të dokumentuara nga strukturat shtetërore.
SpaçMateriale mbi kampin e punës së Spaçit.
Qafë BarHistorik dhe dëshmi mbi burgun e Qafë Barit.
TepelenaDokumente mbi kampin famëkeq të Tepelenës.
Kampi Valiasit
Burgu I Burrelit
Kujtesa
Aktivitete
Dëshmi
Multimedia
Njësi Arkivore
Struktura
Sigurimi i Shtetit
Fondi Hetimor Gjyqësor
Fondi 142, Komunikatat operative (1949-1991)
Dosje
Kartela
Regjistra
Deklasifikime
Fjalor Terminologjik
Ngjarje

Ngjarje kyçe të dokumentuara nga arkivat e sigurimit.

Shiko koleksionin
Kalendari i kujtesës1944-19501950-19701970-1991
Figura

Persona të dokumentuar në arkivin e sigurimit.

Shiko koleksionin
Figura historikeMbajtës të funksioneve publikeArtistë, shkrimtarëIntelektualë, shkencëtarëFigura të tjeraKlerikë
Sigurimi

Materiale mbi historikun dhe organizimin e Sigurimit.

Shiko koleksionin
Rreth Sigurimit të ShtetitPlatforma e Organeve te Punëve të BrendshmeAparati represiv
Historik
Historiku i armës së sigurimitHistorikët e rretheve
RregulloreUrdhraUdhezimeTema studimi
Zërat e rezistencës

Shtypje, Qëndresë, Solidaritet, Mbijetesë

Shiko koleksionin
Organizata Kundër RegjimitIndividë kundër regjimit
Vende të vuajtjes

Kampi dhe burgje të dokumentuara nga strukturat shtetërore.

Shiko koleksionin
SpaçQafë BarTepelenaKampi ValiasitBurgu I Burrelit
Kujtesa
Shiko koleksionin
AktiviteteDëshmi
Multimedia
AIDSSH

Mediateka

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit

Kontakt

Njësia Administrative nr. 4, Rruga "Kongresi i Manastirit”,
Tiranë, Shqipëri

info@autoritetidosjeve.gov.al

Navigimi i shpejtë

  • Si të kërkojmë qasje
  • FAQ
  • Politikat e privatësisë
  • Rreth Ish-Sigurimit të Shtetit
© AIDSSH — Të gjitha të drejtat e rezervuara - Krijuar nga INSTANT.ALArkiva për kujtesë, drejtësi dhe edukim.
Kryefaqja / Kujtesa / Rrufeja ra në shtëpinë e mikpritësit, kujtojmë Holocaustin me Klubin e Librit AIDSSH Data e publikimit: 26 Janar, 2026
Aktivitete

Rrufeja ra në shtëpinë e mikpritësit, kujtojmë Holocaustin me Klubin e Librit AIDSSH Data e publikimit: 26 Janar, 2026

5 min lexim

Tiranë, 26 janar 2026 – Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Fondacionin “Besa”, mbajti Klubin e Librit “Mësojmë nga e kaluara” me diskutimin e romanit “Rrufeja në shtëpinë e mikpritësit” të shkrimtarit Marçel Hila.

Me praninë e mësuesve të historisë dhe edukimit qytetar, studentë të masterit “Mësues në Histori”, pedagogë, përfaqësues institucionesh, si dhe gazetarë dhe studiues të fushës së historisë dhe kujtesës, takimi ishte një hapësirë reflektimi mbi kujtesën historike, edukimin qytetar dhe përgjegjësinë morale të shoqërisë.

Në fjalën e hapjes, Kryetarja e Autoritetit, Dr. Gentiana Sula, theksoi se Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit nuk është thjesht një datë kalendarike, por një provë morale për shoqëritë dhe një thirrje për kujtesë aktive. Ajo nënvizoi se Shqipëria, në një Evropë të përkulur nga frika, urrejtja racore dhe konformizmi ideologjik, zgjodhi ndryshe: vendosi njeriun mbi politikën dhe jetën mbi urdhrin.

“Rezultati është një fakt historik i pakontestueshëm: Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që doli nga Lufta e Dytë Botërore me më shumë hebrenj të shpëtuar sesa kishte përpara luftës. Kjo nuk ishte rastësi, por kulturë morale dhe zgjedhje njerëzore – ishte Besa”, u shpreh znj. Sula.

Ajo vuri theksin gjithashtu te rëndësia e përcaktimit të piketave të kujtesës historike në kurrikulat mësimore, si dhe te përdorimi i burimeve arkivore si instrument edukimi, duke theksuar se dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit përbëjnë një burim të çmuar për mësuesit, studiuesit dhe studentët e historisë.

“Në këtë frymë, Klubi i Librit në AIDSSH dhe bashkëpunimi i ri me Fondacionin Besa synojnë të shkojnë përtej përkujtimit simbolik, që Holokausti të mos mbetet një kapitull i largët në tekstet shkollore dhe shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri të mos reduktohet në legjendë folklorike.

Por të kthehet në mësim qytetar, në instrument edukimi kundër urrejtjes, në shembull të zgjedhjes morale edhe sot.

Dosjet e elitës politike, administrative dhe intelektuale të periudhës së Holokaustit ndodhen sot në fondin e ish-Sigurimit të Shtetit, duke përbërë një burim të çmuar për studiuesit dhe mësuesit e historisë. Këto dokumente ofrojnë mundësinë për të njohur më thellë faktet, vendimmarrjet dhe personazhet e kohës – jo përmes mitizimit, as veshtrimit bardh-a zi por përmes provës historike.”

Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit “Besa”, z. Albi Greva, përshëndeti bashkëpunimin institucional me Autoritetin e Dosjeve duke theksuar se edukimi mbi Holokaustin dhe historia e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri përbëjnë një detyrim moral dhe kulturor për shoqërinë shqiptare dhe më gjerë.

Në këtë kuadër, z. Greva theksoi se Fondacioni “Besa” ka marrë përsipër iniciativën për ndërtimin e Muzeut “Besa”, një hapësirë e dedikuar kujtesës historike dhe marrëdhënies së veçantë mes shqiptarëve dhe hebrenjve. Sipas tij, ky muze synon të dokumentojë dhe të përcjellë ndër breza historinë e mikpritjes, solidaritetit dhe shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri, jo si një narrativë mitizuese, por si një dëshmi të bazuar në fakte,

dokumente dhe histori njerëzore.

Skënder Vrioni, anëtar i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, u ndal në rolin e veçantë të Beratit dhe komunitetit të tij në mbrojtjen dhe strehimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Berati- tha ai- përfaqëson një nga shembujt më domethënës të bashkëjetesës, tolerancës fetare dhe mikpritjes në historinë shqiptare, ku familje myslimane dhe të krishtera hapën dyert e shtëpive të tyre për hebrenjtë e rrezikuar nga shfarosja naziste, duke rrezikuar edhe jetën e tyre.

“Kadri Cakrani, gjatë Luftës së Dytë Botërore, udhëhoqi me guxim mbrojtjen dhe shpëtimin e qindra hebrenjve në qytetin e Beratit, duke rrezikuar jetën e tij dhe të familjes. Me urdhra të prerë dhe organizim të fshehtë, ai siguroi strehim, dokumente dhe mbrojtje për ta, duke mos dorëzuar asnjë hebre pushtuesve nazistë. Falë veprimit të tij, Berati u shndërrua në një strehë shpëtimi në një nga periudhat më të errëta të historisë evropiane. Sot, Kadri Cakrani nderohet ndërkombëtarisht si një hero i Holokaustit dhe simbol i besës, solidaritetit dhe humanizmit shqiptar.”

Autori Marçel Hila prezantoi librin “Rrufeja në shtëpinë e mikpritësit”, një vepër që sjell histori konkrete dhe dëshmi njerëzore të familjeve hebreje të strehuara në Shqipëri, ku në qendër qëndron familja me origjinë hebreje Rabinovitz. Përmes rrëfimit letrar, libri kthen kujtesën historike në përvojë të jetuar dhe ngre pyetje thelbësore mbi raportin mes frikës, mbijetesës dhe mikpritjes.

Aktiviteti u moderua nga gazetarja Monika Stafa, autore e librit “Hebrenjtë në Shqipëri”, e cila theksoi se studimi i saj ka pasur si synim të hedhë dritë mbi ekzistencën e komunitetit hebre në Shqipëri që nga antikiteti e deri në vitet ’90, si dhe të shpjegojë arsyet historike, kulturore dhe shoqërore të bashkëjetesës paqësore mes hebrenjve dhe shqiptarëve.

Sipas Stafës, kjo bashkëjetesë nuk ishte rastësore, por e ndërtuar mbi vlera të rrënjosura thellë në shoqërinë shqiptare, si mikpritja, toleranca fetare dhe respekti për tjetrin, vlera që u shfaqën në mënyrën më domethënëse gjatë periudhës.

Simon Mirakaj, ish-i përndjekur politik, pjesë e bordit të miqëve te Autoritetit, vuri në dukje aktet pozitive dhe thellësisht domethënëse që administrata shqiptare e kohës së luftës ndërmori për shpëtimin e hebrenjve nga nazistët. Ai theksoi se kjo datë na vë përballë kujtesës historike dhe ideologjive të çmendura që plagosën hebrenjtë dhe mbarë njerëzimin, ndërsa ende ndiejmë pasojat e rënda të totalitarizmit komunist. Sipas tij, shoqëria jonë shpesh ka frikë të përmendë të vdekurit dhe madhështinë e veprave të tyre.

Në këtë kuadër, ai përmendi aktin e Kadri Cakranit, i cili strehoi rreth 200 hebrenj gjatë luftës në pronat e tij, si edhe kontributin e Kolë Bibë Mirakës, Mustafa Krujës, Eqerem Bej Libohovës dhe Zef Kadarjes, që nuk ua dorëzuan hebrenjtë pushtuesve, por i strehuan dhe u siguruan pasaporta vendase.

Diskutimi i hapur mes autorit, gazetarëve, mësuesve, studentëve dhe pedagogëve u fokusua në mënyrat se si letërsia, dëshmitë personale dhe dokumentet arkivore mund të përdoren si mjete edukative për të nxitur mendimin kritik dhe për të shmangur banalizimin e së shkuarës.

Në përfundim, u theksua se Klubi i Librit “Mësojmë nga e kaluara” synon të lidhë letërsinë me historinë, arkivat me edukimin qytetar dhe përkujtimin me përgjegjësinë, duke e kthyer kujtesën e Holokaustit në një instrument aktiv për formimin e brezave të rinj dhe ndërtimin e një shoqërie më humane, më të drejtë dhe më të ndërgjegjshme.

Gentiana Sula Faqja ZyrtareMarcel HilaAlbi GrevaMonika StafaSkender VrioniSimon MirakajOrnela EleziMigena DemirxhiAidssh – Klubi i librit “Mësojmë nga e kaluara”

Postime të lidhura

1944-1950

Foto • 1955

Hebrenjtë në Shqipëri sipas Sigurimit të Shtetit: statistika dhe masa operative

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit (27 janar), sjellim në vëmendje dokumente arkivore nga Arkivi i AIDSSH ku  pasqyrohet  mënyra se si komuniteti hebre në Shqipëri u regjistrua dhe u administrua nga Sigurimi i Shtetit pas Luftës së Dytë Botërore. Fokusi i këtij postimi është te materialet statistikore dhe përshkruese, të cilat paraqesin të dhëna mbi numrin, shpërndarjen gjeografike dhe klasifikimin administrativ të këtij komuniteti.

Dosjet i përkasin Fondit të 4-t të Sigurimit të Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme dhe mbulojnë një hark kohor nga viti 1955 deri në vitin 1991. Ato përfshijnë relacione analitike mbi kontigjentin e izraelitëve në Shqipëri, fashikuj lokalë me të dhëna emërore dhe biografike, si dhe dokumentacion mbi procedurat e riatdhesimit dhe largimit përfundimtar drejt Izraelit. Së bashku, këto materiale pasqyrojnë faza të ndryshme të evidentimit, administrimit dhe trajtimit institucional të komunitetit hebre nga organet shtetërore gjatë periudhës socialiste dhe në vitet e tranzicionit.

Hebrenj Izreael Holokaust