Filtra kategorie
Ngushto rezultatet sipas formatit, dekadës dhe temës.
Foto • 1980
Këto udhëzime të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të nxjerra në vitet 1980 dhe 1987, dokumentojnë mënyrën se si regjimi komunist institucionalizoi dhe zbatoi masa të ndryshme të kontrollit dhe represionit administrativ. Përmes tyre bëhen të dukshme procedurat për internimin dhe dëbimin, masat parandaluese, si dhe mekanizmat e ndjekjes së veprimtarive të konsideruara armiqësore. Të marra së bashku, dokumentet dëshmojnë lidhjen midis kuadrit ligjor, strukturave të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe zbatimit praktik të politikave represive ndaj individëve të konsideruar të padëshiruar nga regjimi.
Foto • 1944
Rezultate totale: 3
Ky udhëzim përcaktonte procedurat për dhënien ose mosdhënien e kufomave të personave të dënuar, të arrestuar ose të ndaluar, që vdisnin në repartet e edukimit, burgje dhe dhoma izolimi. Dorëzimi i kufomave lejohej për familjarët e afërt, përfshirë bashkëshortët, prindërit, vëllezërit, motrat dhe fëmijët mbi 16 vjeç, me përjashtim të kategorive të përcaktuara në akt, si personat e ekzekutuar me vdekje, të dënuarit për krime shtetërore, personat me rrezikshmëri të lartë, si dhe personat e vrarë gjatë kryerjes së krimeve ose tentativave për arratisje. Për kufomat e paidentifikuara parashikohej mundësia e kalimit të tyre në shërbim të institucioneve mjekësore.
Udhëzimi përcaktonte detyrimin për njoftimin e familjarëve brenda 48 orëve, kur dhënia e kufomës nuk lejohej, si dhe njoftimin e menjëhershëm të hetuesisë dhe prokurorisë nga komandat e burgjeve për çdo rast vdekjeje. Në rastet e dyshimeve për vdekje jo të natyrshme ose aksidente në punë, parashikohej fillimi i menjëhershëm i çështjes penale.
Shpenzimet e varrimit përballoheshin nga familjarët kur kufoma tërhiqej prej tyre, ndërsa në rastet e mosdorëzimit, varrimi kryhej nga shteti në vende të posaçme, në bashkëpunim me pushtetin lokal. Për varrimet e tilla mbahej evidencë e vendndodhjes, ndërsa identifikimi në terren bëhej nëpërmjet një tabele me numrin përkatës të regjistrimit.