Kontributi në Mediatekën e AIDSSH
Mediateka e AIDSSH është një platformë publike dokumentare që synon të pasurojë njohjen dhe studimin e së kaluarës përmes dokumenteve arkivore, metadata të strukturuara dhe dëshmive personale.
Kontributet nga studiues, kërkues dhe persona të prekur nga diktatura janë të mirëpritura dhe trajtohen në mënyrë të strukturuar, të verifikueshme dhe me përgjegjësi institucionale.
Thirrje për kontribute në Mediatekë
Mediateka e AIDSSH mirëpret kontribute nga studiues, kërkues, persona të prekur nga diktatura dhe familjarët e tyre.
Çdo kontribut shqyrtohet, verifikohet dhe publikohet vetëm pas miratimit institucional.
Dërgoni kontributin tuaj përmes formularit online.
- shtuar metadata për persona, struktura dhe vende
- propozuar dokumente arkivore dhe saktësime dokumentesh
- ofruar kontekst historik dhe dëshmi personale ose familjare
Kontributi në Mediatekën e AIDSSH
Mediateka e AIDSSH është një platformë publike dokumentare që synon të pasurojë njohjen dhe studimin e së kaluarës përmes dokumenteve arkivore, metadata të strukturuara dhe dëshmive personale.
Kush mund të kontribuojë
- Studiues dhe historianë
- Arkivistë dhe kërkues
- Gazetarë dhe autorë
- Persona të prekur nga diktatura
- Familjarë të personave të prekur
Kontributi nuk kërkon domosdoshmërisht përvojë akademike, por duhet të bazohet në fakte, burime ose përvojë personale të dokumentueshme.
Çfarë mund të kontribuoni
- Informacion shtesë mbi persona të prekur, zyrtarë, struktura, vende dhe institucione
- Përshkrime kontekstuale për dokumente, ngjarje ose personazhe
- Propozime dokumentesh arkivore për publikim
- Transkriptime ose saktësime dokumentesh
- Dëshmi personale ose familjare në audio, video ose tekst
- Referenca bibliografike ose burime arkivore
Si trajtohet kontributi juaj
- Regjistrohet dhe shqyrtohet nga ekipi i Mediatekës
- Verifikohet arkivisht dhe editorialisht
- Publikohet vetëm pas miratimit institucional
- Mund të redaktohet për qartësi, neutralitet dhe mbrojtje ligjore
Kontributi nuk publikohet automatikisht dhe nuk përbën deklarim zyrtar të AIDSSH pa përfunduar procesin e verifikimit.
Dëshmitë personale
- Dëshmia trajtohet me kujdes dhe respekt
- Ju informoheni për mënyrën e përdorimit dhe publikimit
- Ruhet konteksti dhe integriteti i përvojës suaj
Publikimi i dëshmisë bëhet vetëm me pëlqimin tuaj të shprehur.
Si të dërgoni kontributin
- Përmes formularit online të Mediatekës
- Ose përmes kontaktit zyrtar të AIDSSH
Ekipi i Mediatekës mund t’ju kontaktojë për sqarime ose plotësime shtesë.
Transparenca dhe përgjegjësia
- Respektohen të dhënat personale
- Ruhet ndarja midis dokumentit, kontekstit dhe dëshmisë
- Kontributi citohet kur kjo është e përshtatshme dhe e miratuar
Kontributi juaj ndihmon në dokumentimin e historisë dhe ruajtjen e kujtesës kolektive.