Përdorim Google Analytics vetëm me pëlqimin tuaj për të kuptuar përdorimin e Mediatekës. Cookie-ja e gjuhës është funksionale dhe nuk përdoret për reklamim. Lexo politikën e privatësisë

Kalo te përmbajtja
AIDSSH Mediateka

Platformë publike për njohje, kërkim dhe ndërgjegjësim mbi dokumentet arkivore të ish-Sigurimit të Shtetit (9 nëntor 1944 - 2 korrik 1991)

Njësi Arkivore
Struktura
Sigurimi i Shtetit
Fondi Hetimor Gjyqësor
Fondi 142, Komunikatat operative (1949-1991)
Dosje
Kartela
Regjistra
Deklasifikime
Fjalor Terminologjik
Te zhdukur ne diktature; Kufiri dhe kalimet e kufirit;
Kufiri dhe kalimet e kufirit përmbledh dokumente arkivore, dëshmi dhe materiale që lidhen me kontrollin e kufirit shtetëror dhe përpjekjet për largim nga Shqipëria gjatë regjimit komunist.
Kufiri Shkoder
Ngjarje
Ngjarje kyçe të dokumentuara nga arkivat e sigurimit.
Kalendari i kujtesës
1944-1950
1950-1970
1970-1991
Figura
Persona të dokumentuar në arkivin e sigurimit.
Figura historike
Mbajtës të funksioneve publike
Artistë, shkrimtarë
Intelektualë, shkencëtarë
Avokatët e perndjekurKoleksion dokumentesh arkivore mbi perndjekjen e avokateve dhe mbi menyren se si regjimi komunist goditi nje profesion te rendesishem per garantimin e mbrojtjes ligjore, deri ne eliminimin e rolit te avokatit ne procese gjyqesore
Figura të tjera
Klerikë
Sigurimi
Materiale mbi historikun dhe organizimin e Sigurimit.
Vendime Internimi / Dëbimi
Vendime Internimi / Dëbimi
Rreth Sigurimit të Shtetit
Platforma e Organeve te Punëve të Brendshme
Aparati represiv
Historik
Historiku i armës së sigurimit
Historikët e rretheve
Rregullore
Urdhra
Udhezime
Tema studimi
Zërat e rezistencës
Shtypje, Qëndresë, Solidaritet, Mbijetesë
Organizata Kundër Regjimit
Individë kundër regjimit
Vende të vuajtjes
Kampi dhe burgje të dokumentuara nga strukturat shtetërore.
Kampet e LushnjesKampet e Lushnjes ishin rreth 7 ku internoheshin...
SpaçMateriale mbi kampin e punës së Spaçit.
Qafë BarHistorik dhe dëshmi mbi burgun e Qafë Barit.
TepelenaDokumente mbi kampin famëkeq të Tepelenës.
Kampi Valiasit
Burgu I Burrelit
Kujtesa
PublikimePublikime te studiuesve, gazetareve
Aktivitete
Dëshmi
Multimedia
Njësi Arkivore
Struktura
Sigurimi i Shtetit
Fondi Hetimor Gjyqësor
Fondi 142, Komunikatat operative (1949-1991)
Dosje
Kartela
Regjistra
Deklasifikime
Fjalor Terminologjik
Te zhdukur ne diktature; Kufiri dhe kalimet e kufirit;

Kufiri dhe kalimet e kufirit përmbledh dokumente arkivore, dëshmi dhe materiale që lidhen me kontrollin e kufirit shtetëror dhe përpjekjet për largim nga Shqipëria gjatë regjimit komunist.

Shiko koleksionin
Kufiri Shkoder
Ngjarje

Ngjarje kyçe të dokumentuara nga arkivat e sigurimit.

Shiko koleksionin
Kalendari i kujtesës1944-19501950-19701970-1991
Figura

Persona të dokumentuar në arkivin e sigurimit.

Shiko koleksionin
Figura historikeMbajtës të funksioneve publikeArtistë, shkrimtarë
Intelektualë, shkencëtarë
Avokatët e perndjekur
Figura të tjeraKlerikë
Sigurimi

Materiale mbi historikun dhe organizimin e Sigurimit.

Shiko koleksionin
Vendime Internimi / Dëbimi
Vendime Internimi / Dëbimi
Rreth Sigurimit të ShtetitPlatforma e Organeve te Punëve të BrendshmeAparati represiv
Historik
Historiku i armës së sigurimitHistorikët e rretheve
RregulloreUrdhraUdhezimeTema studimi
Zërat e rezistencës

Shtypje, Qëndresë, Solidaritet, Mbijetesë

Shiko koleksionin
Organizata Kundër RegjimitIndividë kundër regjimit
Vende të vuajtjes

Kampi dhe burgje të dokumentuara nga strukturat shtetërore.

Shiko koleksionin
Kampet e LushnjesSpaçQafë BarTepelenaKampi ValiasitBurgu I Burrelit
Kujtesa
Shiko koleksionin
PublikimeAktiviteteDëshmi
Multimedia
AIDSSH Mediateka
AIDSSH

Mediateka

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit

Kontakt

Njësia Administrative nr. 4, Rruga “Kongresi i Manastirit”,
Tiranë, Shqipëri

info@autoritetidosjeve.gov.al

Navigimi i shpejtë

  • Si të kërkojmë qasje
  • FAQ
  • Politikat e privatësisë
  • Rreth Ish-Sigurimit të Shtetit
© AIDSSH — Të gjitha të drejtat e rezervuara - Krijuar nga INSTANT.ALArkiva për kujtesë, drejtësi dhe edukim.
Figura / Klerikë

Klerikë

Filtra kategorie

Ngushto rezultatet sipas formatit, dekadës dhe temës.

Fshi filtrat

Tema

Kleri Katolik
At Frano Gjini (1886 -  1948) në dosjet e Sigurimit të ShtetitKlerikë

Foto • 1975

At Frano Gjini (1886 - 1948) në dosjet e Sigurimit të Shtetit

Procesi gjyqësor i vitit 1948 ndaj Monsinjor Frano Gjinit dhe klerikëve françeskanë mbetet një nga proceset më  të ashpra të diktaturës komuniste në Shqipëri.

Në përfundim të gjyqit, u dhanë këto dënime : Monsinjor Frano Gjini, Dom Nikoll Deda dhe Padër Mati Prendushi u dënuan me vdekje; Dom Tom Laca me burgim të përjetshëm; Padër Gjon Karma dhe Dom Ndoc Sahatçija me nga 15 vjet burg dhe punë të detyruar; Padër Mhill Miraj me 7 vjet; Zef Haxhi dhe Dom Nikoll Shelqeti me nga 5 vjet; ndërsa më i riu në atë kohë, At Zef Pllumi, u dënua me 3 vjet burg dhe punë të detyruar, duke shënuar fillimin e vuajtjeve të tij të gjata.

Ky proces përfaqëson një nga goditjet më të forta ndaj klerit shqiptar, duke dëshmuar qartë karakterin represiv dhe politik të drejtësisë së asaj kohe.

Baba Faja (1910 - 1947)Klerikë

Foto • 1958

1

Rezultate totale: 5

Baba Faja (1910 - 1947)

 

Baba Faja, emri i të cilit ishte Mustafa Xhani, lindi në Luz të Madh të Kavajës në vitin 1910. Ishte  figurë fetare shqiptare, i përkatësisë bektashiane (sufi), dhe njëkohësisht udhëheqës gjatë Luftës Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar.

Që në moshë të re, ndoqi rrugën e formimit fetar, duke studiuar për t’u bërë baba bektashi. Studimet i kreu në Teqenë e Martaneshit, ku edhe mori emrin e tij fetar, me të cilin u bë i njohur si Baba Faja.

Mons. Vincens  Prennushi në dosjet e Sigurimit të Shtetit Klerikë

Foto • 1947

Mons. Vincens Prennushi në dosjet e Sigurimit të Shtetit

Vinçenc Prennushi (1885–1949), françeskan, poet dhe studiues i njohur, u arrestua dhe u dënua me 20 vjet burg nga gjykata ushtarake për “veprimtari kundër shtetit”. Në burgun e Durrësit, Mons. Prennushi iu nënshtrua torturave çnjerëzore, pavarësisht moshës dhe problemeve shëndetësore. Më 19 mars 1949, i sëmurë nga zemra dhe azma, Prennushi ndërroi jetë në spitalin e burgut.

At Anton Harapi  në dokumentet e  Sigurimit  të Shtetit  Klerikë

Foto • 1946

At Anton Harapi në dokumentet e Sigurimit të Shtetit

At Anton Harapi ishte klerik françeskan dhe profesor në Shkodër, me veprimtari arsimore dhe fetare. Pas Luftës së Parë Botërore mori pjesë në veprime atdhetare dhe mbështeti figura si Fan Noli dhe Luigj Gurakuqi. 

Gjatë pushtimit italian, ai deklaroi se kundërshtoi dhënien e kurorës Mbretit të Italisë. Në vitin 1943 u bë anëtar i Këshillit të Naltë të Regjencës me Lef Nosi dhe Mehdi Frashëri, me arsyetimin e ruajtjes së rendit dhe autoritetit shtetëror. 

Ai u akuzua për qëndrime antikomuniste dhe lidhje me strukturat bashkëpunuese, ndërsa vetë mohoi përgjegjësi direkte për dënime dhe deklaroi se synonte shmangien e kaosit.

Pas luftës nuk u largua nga vendi, u fsheh për një periudhë dhe më pas u arrestua. Figura e tij paraqitet si e përfshirë në rrethana politike të kohës, pa prova për veprime për interesa personale apo kundër integritetit të vendit.

Kleri Katolik
Hafiz Musa Dërguti (1888 -1961)Klerikë

Foto • 1944

Hafiz Musa Dërguti (1888 -1961)

Klerik i lartë mysliman. Lindur në një familje qytetare  shkodrane më 3 mars 1888. Mësimet fillestare i mori në shkollën fillore fetare “Ndocej” dhe arsimin e mesëm në Medresenë e Pazarit. Studimet për teologji dhe filozofi i përfundoi në Medresenë e Lartë të Stambollit, pas të cilave u emërua hoxhë në Xhaminë e Efendisë në Shkodër.

Në vitet 1920–1924 u përfshi në veprimtari politike opozitare. Pas përmbysjes së qeverisë së Fan Noli, u arrestua për dy muaj dhe më pas u lirua me ndërhyrjen e klerit mysliman.

Gjatë pushtimit u konsiderua figurë e rrezikshme nga qarqet komuniste të Shkodrës, për shkak të qëndrimeve të tij publike në shtyp. Në vitin 1945 u arrestua tri herë dhe u mbajt nën mbikëqyrje. Më 11 shtator 1946 u arrestua sërish në lidhje me Lëvizjen e Postribës. Në Gjyqin Ushtarak të 27 nëntorit 1947 u dënua me 10 vjet burg.