Rezultate nga të gjitha koleksionet
Filtroni të gjitha postimet e publikuara sipas formatit, periudhës kohore dhe temave të kuruara.
Filtra arkive
Rafino kërkimin sipas formatit, dekadës dhe temës.
Tema
Foto • 1991
Dokumente të Arkivit të Sigurimit të Shtetit mbi zhvillimet politike dhe shoqërore të vitit 1991
Në Arkivin e Sigurimit të Shtetit ndodhen një sërë dosjesh dokumentare që pasqyrojnë situatën politike, shoqërore dhe të sigurisë në Shqipëri gjatë vitit 1991, një periudhë e karakterizuar nga ndryshime të thella dhe tensione të shumta. Këto materiale përmbajnë informacione operative, raporte dhe analiza mbi zhvillimet kryesore, duke evidentuar reagimet e institucioneve shtetërore ndaj protestave, grevave dhe lëvizjeve me karakter politik.
Foto • 1991
"Puçi" i Shkollës së Bashkuar “Enver Hoxha” – Një moment tensioni politik dhe studentor në 1991
Në fillim të vitit 1991, Shqipëria po përjetonte ndryshime të thella politike dhe sociale. Në këtë kontekst, Shkolla e Lartë e Bashkuar “Enver Hoxha” u kthye në epiqendrën e një revolte studentore dhe ushtarake që shpesh njihet si “Puci i Shkollës së Bashkuar”. Studentët dhe akademistët u ngritën kundër autoriteteve, duke kërkuar rivendosjen e përmendoreve të Enver Hoxhës, përmirësimin e kushteve të jetesës, ndryshimin e emrit të shkollës dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre politike. Shumë studentë refuzuan të ndiqnin mësimet, disa ikën jashtë vendit, ndërsa atmosfera u tensionua nga pretendime për manipulime politike dhe solidaritet të organizuar me protestat e jashtme.
Foto • 1991
Sindikatat e pavarura në zhvillimet politike të vitit 1991
Viti 1991 shënoi vazhdimin e përplasjeve popullore dhe ndryshimeve historike që nisën që në vitin 1990 në Shqipërinë që po dilte nga regjimi komunist, ende nën drejtimin e Partisë së Punës. Vendi po kalonte një krizë të thellë politike, ekonomike dhe sociale.
Informacionet e Sigurimit të Shtetit për organizimet e Sindikatave të Pavarura u shtrinë përgjatë gjithë muajve të parë të vitit 1991 dhe kulmuan me grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, (organizate e regjistruar në shkurt të vitit 1991), veprimtaria e së cilës ishte vendimtare për zhvillimet demokratike në Shqipëri. Pas zgjedhjeve të 31 marsit 1991 ku fitoi PPSH dhe vrasjeve të 2 prillit në Shkodër, në të gjithë vendin, forca më e madhe demonstruese ishin sindikatat të cilat u organizuan me greva duke paralizuar prodhimin në vend dhe që shkuan deri në greva urie. Lëvizja kulmoi në fund të majit dhe - me presionin e madh që sollën grevat e urisë që 49 minatorëve të pellgut qymyrguror të Tiranës nga 25 maji deri në 6 qershor - përfundoi me dorëheqjen e qeverisë, krijimin e një qeverie tranzicioni dhe përgatitje për zgjedhje të parakohshme (1992).
Foto • 1991
Rrëzimi i përmendores së Enver Hoxhës, 20 shkurt 1991
Në shkurt të vitit 1991 Sigurimi i Shtetit ishte në një periudhë të vështirë, organizimi dhe veprimtaria e të cilit nuk mund të përshtateshin me zhvillimet e reja politike. Pas lëvizjeve politike të një viti më parë, futjes në ambasada, krijimit të Partisë Demokratike, si dhe pakënaqësive dhe kaosit që mbizotëronte në fillim të vitit 1990, Sigurimi i Shtetit po gjendej jashtë kompetencave, paaftësive dhe mundësive reale të zhvillimit të veprimtarisë së saj.
Të gjitha kufizimet, vështirësitë, sfidat dhe nevojat paraqiten në një nga raportet e dala për datën 20 shkurt lidhur me rënien e përmendores së Enver Hoxhës.
Foto • 1990
Protestat në stadiumin e Kavajës 1990
Një raport zyrtar i datës 7 korrik 1990, i hartuar nga prokurori Qemal Lame dhe i dërguar Ministrit të Punëve të Brendshme Simon Stefani, pasqyron ngjarjet e 4 korrikut 1990 në Kavajë.
Pas një ndeshjeje futbolli, rreth 60 persona u grumbulluan fillimisht në qendër të qytetit, por shumë shpejt turma arriti në 4000–5000 vetë, duke brohoritur parulla për liri dhe demokraci.
Protesta u përshkallëzua në dhunë, me thyerje vitrinash dhe përplasje. Një punonjës policie u plagos rëndë dhe ndërroi jetë më 6 korrik, ndërsa një drejtues lokal u plagos lehtë.
U ndaluan 22 persona, 6 prej tyre u dërguan në gjyq. Hetimet vijonin për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Foto • 1986
Vendimi internim-dëbimi nr. 9, datë 30.05.1986
Foto • 1980
Udhëzime mbi mekanizmat e kontrollit dhe represionit administrativ gjatë regjimit komunist
Këto udhëzime të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të nxjerra në vitet 1980 dhe 1987, dokumentojnë mënyrën se si regjimi komunist institucionalizoi dhe zbatoi masa të ndryshme të kontrollit dhe represionit administrativ. Përmes tyre bëhen të dukshme procedurat për internimin dhe dëbimin, masat parandaluese, si dhe mekanizmat e ndjekjes së veprimtarive të konsideruara armiqësore. Të marra së bashku, dokumentet dëshmojnë lidhjen midis kuadrit ligjor, strukturave të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe zbatimit praktik të politikave represive ndaj individëve të konsideruar të padëshiruar nga regjimi.
Foto • 1978
Dënimi i "sabotatorëve" të Kombinatit të Tekstileve "Mao Ce Dun", Berat, 1978
Në vitin 1977, në prag të shkëputjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Kinën, lufta ideologjike ishte përqendruar në armiqtë e brendshëm dhe alibitë për dështimet ekonomike. Në një qendër të rëndësishme industriale, në qytetin e Beratit, në kombinatin e tekstileve “Mao Ce Dun” (i ndërtuar në vitin 1966), rezultat i investimeve kineze), u zbulua dhe u dënua grupi i ashtuquajtur "i sabotatorëve".
Procesi i dokumentuar në dosjet hetimore-gjyqësore nr. 11340 dhe 11340/I i përket grupit prej katër personash të arrestuar në vitin 1977 në Berat me akuzat e krijimit të organizatës kriminale, diversionit, tradhtisë ndaj atdheut dhe agjitacionit dhe propagandës.
Ai u bë publik në kinoklubin e Kombinatit të Tekstileve dhe u dëgjua edhe nga të pranishëm jashtë nëpërmjet altoparlantit.
Foto • 1975
At Frano Gjini (1886 - 1948) në dosjet e Sigurimit të Shtetit
Procesi gjyqësor i vitit 1948 ndaj Monsinjor Frano Gjinit dhe klerikëve françeskanë mbetet një nga proceset më të ashpra të diktaturës komuniste në Shqipëri.
Në përfundim të gjyqit, u dhanë këto dënime : Monsinjor Frano Gjini, Dom Nikoll Deda dhe Padër Mati Prendushi u dënuan me vdekje; Dom Tom Laca me burgim të përjetshëm; Padër Gjon Karma dhe Dom Ndoc Sahatçija me nga 15 vjet burg dhe punë të detyruar; Padër Mhill Miraj me 7 vjet; Zef Haxhi dhe Dom Nikoll Shelqeti me nga 5 vjet; ndërsa më i riu në atë kohë, At Zef Pllumi, u dënua me 3 vjet burg dhe punë të detyruar, duke shënuar fillimin e vuajtjeve të tij të gjata.
Ky proces përfaqëson një nga goditjet më të forta ndaj klerit shqiptar, duke dëshmuar qartë karakterin represiv dhe politik të drejtësisë së asaj kohe.
Foto • 1974
Drita Çomo (1958-1981)
Drita Çomo është vajza e Liri Belishovës dhe Maqo Çomos, ish-funksionarë të lartë të Partisë së Punës të cilët u zhveshën nga funksionet politike dhe shtetërore dhe u dënuan me burg dhe internim. Dosja e Drita Çomos është hapur në dhjetor të vitit 1974 dhe është mbyllur në vitin 1983 pas vdekjes së saj.
Dosja është një rast i survejimit që ish-Sigurimi i bënte adoleshentëve që vinin nga kontingjent i familjeve antiparti.
Foto • 1968
Rregullore mbi evidencën operative të organeve të punëve të brendshme
Foto • 1961
Rexhep Mitrovica (1888 - 1967)
Rexhep Mitrovica, veprimtar i çështjes kombëtare, nënshkrues i Aktit të Pavarësisë më 1912, ministër i Arsimit dhe kryeministër i Shqipërisë gjatë një periudhe të vështirë të Luftës së Dytë Botërore (1943–1944).
Me gjithë kontributin e dhënë në Kosovë kundër forcave çetnike serbe, shpëtimin e hebrenjve dhe romëve nga deportimi, mbrojtjen e kufirit verior, ai u cilësua nga Qeveria e pasluftës "Kolaboracionist" për shak të zgjedhjes së e tij më 16 tetor 1943, nga Kuvendi Kombëtar në Tiranë, anëtar i Këshillit të Lartë të Regjencës, dhe më 5 nëntor të po atij viti, Kryeministër i Shqipërisë.
Rezultate: 34