Përdorim Google Analytics vetëm me pëlqimin tuaj për të kuptuar përdorimin e Mediatekës. Cookie-ja e gjuhës është funksionale dhe nuk përdoret për reklamim. Lexo politikën e privatësisë

Kalo te përmbajtja
AIDSSH Mediateka

Platformë publike për njohje, kërkim dhe ndërgjegjësim mbi dokumentet arkivore të ish-Sigurimit të Shtetit (9 nëntor 1944 - 2 korrik 1991)

Njësi Arkivore
Struktura
Sigurimi i Shtetit
Fondi Hetimor Gjyqësor
Fondi 142, Komunikatat operative (1949-1991)
Dosje
Kartela
Regjistra
Deklasifikime
Fjalor Terminologjik
Te zhdukur ne diktature; Kufiri dhe kalimet e kufirit;
Kufiri dhe kalimet e kufirit përmbledh dokumente arkivore, dëshmi dhe materiale që lidhen me kontrollin e kufirit shtetëror dhe përpjekjet për largim nga Shqipëria gjatë regjimit komunist.
Kufiri Shkoder
Ngjarje
Ngjarje kyçe të dokumentuara nga arkivat e sigurimit.
Kalendari i kujtesës
1944-1950
1950-1970
1970-1991
Figura
Persona të dokumentuar në arkivin e sigurimit.
Figura historike
Mbajtës të funksioneve publike
Artistë, shkrimtarë
Intelektualë, shkencëtarë
Avokatët e perndjekurKoleksion dokumentesh arkivore mbi perndjekjen e avokateve dhe mbi menyren se si regjimi komunist goditi nje profesion te rendesishem per garantimin e mbrojtjes ligjore, deri ne eliminimin e rolit te avokatit ne procese gjyqesore
Figura të tjera
Klerikë
Sigurimi
Materiale mbi historikun dhe organizimin e Sigurimit.
Vendime Internimi / Dëbimi
Vendime Internimi / Dëbimi
Rreth Sigurimit të Shtetit
Platforma e Organeve te Punëve të Brendshme
Aparati represiv
Historik
Historiku i armës së sigurimit
Historikët e rretheve
Rregullore
Urdhra
Udhezime
Tema studimi
Zërat e rezistencës
Shtypje, Qëndresë, Solidaritet, Mbijetesë
Organizata Kundër Regjimit
Individë kundër regjimit
Vende të vuajtjes
Kampi dhe burgje të dokumentuara nga strukturat shtetërore.
Kampet e LushnjesKampet e Lushnjes ishin rreth 7 ku internoheshin...
SpaçMateriale mbi kampin e punës së Spaçit.
Qafë BarHistorik dhe dëshmi mbi burgun e Qafë Barit.
TepelenaDokumente mbi kampin famëkeq të Tepelenës.
Kampi Valiasit
Burgu I Burrelit
Kujtesa
PublikimePublikime te studiuesve, gazetareve
Aktivitete
Dëshmi
Multimedia
Njësi Arkivore
Struktura
Sigurimi i Shtetit
Fondi Hetimor Gjyqësor
Fondi 142, Komunikatat operative (1949-1991)
Dosje
Kartela
Regjistra
Deklasifikime
Fjalor Terminologjik
Te zhdukur ne diktature; Kufiri dhe kalimet e kufirit;

Kufiri dhe kalimet e kufirit përmbledh dokumente arkivore, dëshmi dhe materiale që lidhen me kontrollin e kufirit shtetëror dhe përpjekjet për largim nga Shqipëria gjatë regjimit komunist.

Shiko koleksionin
Kufiri Shkoder
Ngjarje

Ngjarje kyçe të dokumentuara nga arkivat e sigurimit.

Shiko koleksionin
Kalendari i kujtesës1944-19501950-19701970-1991
Figura

Persona të dokumentuar në arkivin e sigurimit.

Shiko koleksionin
Figura historikeMbajtës të funksioneve publikeArtistë, shkrimtarë
Intelektualë, shkencëtarë
Avokatët e perndjekur
Figura të tjeraKlerikë
Sigurimi

Materiale mbi historikun dhe organizimin e Sigurimit.

Shiko koleksionin
Vendime Internimi / Dëbimi
Vendime Internimi / Dëbimi
Rreth Sigurimit të ShtetitPlatforma e Organeve te Punëve të BrendshmeAparati represiv
Historik
Historiku i armës së sigurimitHistorikët e rretheve
RregulloreUrdhraUdhezimeTema studimi
Zërat e rezistencës

Shtypje, Qëndresë, Solidaritet, Mbijetesë

Shiko koleksionin
Organizata Kundër RegjimitIndividë kundër regjimit
Vende të vuajtjes

Kampi dhe burgje të dokumentuara nga strukturat shtetërore.

Shiko koleksionin
Kampet e LushnjesSpaçQafë BarTepelenaKampi ValiasitBurgu I Burrelit
Kujtesa
Shiko koleksionin
PublikimeAktiviteteDëshmi
Multimedia
AIDSSH Mediateka
Arkivi digjital

Rezultate nga të gjitha koleksionet

Filtroni të gjitha postimet e publikuara sipas formatit, periudhës kohore dhe temave të kuruara.

Udhëzuesi i qasjes

Filtra arkive

Rafino kërkimin sipas formatit, dekadës dhe temës.

Fshi filtrat

Tema

AlbanologjiaArratisjeBashkimi i Sindikatave të ShqipërisëdebimDisidencaDitarElbasanEmigracioni politikEnver HoxhaGreva e përgjithshmeHebrenj Izreael HolokaustizolimKampe internimiKisha Ortodokse Autoqefale ShqiptareKleri KatolikKombinati "Mao Ce Dun", BeratKulakKultura shqiptare në botëLevizja studentoreLiri BelishovaMaqo ÇomoNdryshimet demokratikeOpozitaOrganet e punëve të brendshmePartia Social-DemokratePavaresiaPoeteprotestapuna operativeRevolucioni i QershoritRregulloreRrëzimi i përmendoresSabotimStalinizmi shqiptarShkrimtarja e pareShoqëria "Vatra"UNESCOvendim intenim-dëbimi
Jup Kazazi (1909–1946)Kufiri Shkoder

Foto • 1944

Jup Kazazi (1909–1946)

Lindi në Shkodër dhe u angazhua në jetën politike e administrative gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore. Ai punoi në Ministrinë e Financave dhe, për një periudhë të shkurtër, mbajti detyrën e ministrit në qeverinë e Mustafa Krujës. Më pas dha dorëheqjen dhe vijoi veprimtarinë e tij në radhët e nacionalistëve.

Ishte një nga drejtuesit kryesorë të Kryengritjes së Postribës, lëvizjes së armatosur kundër regjimit komunist, e zhvilluar më 9 shtator 1946 në zonën e Postribës, pranë Shkodrës.

Kryengritja synonte kundërshtimin e regjimit të ri komunist dhe politikave të tij në Shqipërinë e pasluftës. Ajo u shtyp nga forcat qeveritare brenda një kohe të shkurtër dhe u pasua nga arrestime, hetime dhe masa ndëshkuese ndaj pjesëmarrësve dhe personave të dyshuar si mbështetës të saj.

Pas shtypjes së kryengritjes, Jup Kazazi u tërhoq në zonat malore. Më 17 shtator 1946, pasi u rrethua nga forcat qeveritare,  vetëvritet për të shmangur rënien në duart e forcave komuniste. Emri i tij lidhet ngushtë me organizimin dhe drejtimin e Kryengritjes së Postribës, një nga ngjarjet e rëndësishme të kundërshtimit të armatosur ndaj regjimit komunist në vitet e para të pasluftës.

 




Të Zhdukurit dhe Vendvarrimet e Dyshuara në Shkodër: Kleri Katolik, Dokumentimi dhe Kërkimi i të VërtetësKufiri Shkoder

Foto • 1944

Të Zhdukurit dhe Vendvarrimet e Dyshuara në Shkodër: Kleri Katolik, Dokumentimi dhe Kërkimi i të Vërtetës

Çështja e personave të zhdukur dhe e vendvarrimeve të dyshuara është pjesë e veprimtarisë së AIDSSH-së për dokumentimin e së shkuarës dhe kërkimin e përgjigjeve për familjarët. Pas zgjerimit të kompetencave ligjore në vitin 2020, Autoriteti ka vijuar identifikimin dhe dokumentimin e vendvarrimeve të dyshuara, veçanërisht në Qarkun e Shkodrës.

  • 2023: Shenjëzimi i një vendvarrimi të dyshuar pranë Varrezave të Rrmajit, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër.
  • 2024: Vijimi i hetimeve dhe kërkimeve jo-invazive për vendvarrime të dyshuara.
  • 2025: Dokumentimi dhe trajtimi publik i historisë së të zhdukurve dhe vendvarrimeve.
  • 2026: Vijimi i hetimeve dhe përcjellja e dokumentacionit për gërmime e zhvarrime të kontrolluara.
  • 28 gusht 2026: Përurimi i ekspozitës së përhershme “Rrmaji – Vend Kujtese dhe Kërkimi” pranë Varrezave të Rrmajit.
Koçi Xoxe dhe operacioni i Shkodrës në dokumentet e procesit penalKufiri Shkoder

Foto • 1944

Koçi Xoxe dhe operacioni i Shkodrës në dokumentet e procesit penal

Pas vendosjes së regjimit komunist në nëntor 1944, Shkodra u bë një nga zonat ku represioni politik mori përmasa veçanërisht të ashpra, duke u shoqëruar me arrestime, hetime, gjykime, ekzekutime dhe ndjekje të vazhdueshme të kundërshtarëve politikë dhe grupeve të konsideruara kundërshtare nga regjimi. Në periudha të ndryshme, represioni u shtri edhe ndaj klerit, familjeve dhe personave të dyshuar për veprimtari kundër regjimit, si dhe ndaj atyre që tentonin të kalonin kufirin. Në vitet e para të regjimit, represioni u shoqërua me operacione të gjera në Kelmend dhe me goditjen e rezistencës së armatosur në Postribë. Gjatë viteve 1945–1948, dokumentacioni i kohës evidenton një numër të madh grupesh dhe individësh të konsideruar nga autoritetet si kundërshtarë të regjimit. Një pjesë e tyre u arrestuan, u dënuan me burgim ose me vdekje, ndërsa raste të tjera lidhen me vrasje gjatë përpjekjeve për arratisje ose në kufi.

Hafiz Musa Dërguti (1888 -1961)Klerikë

Foto • 1944

Hafiz Musa Dërguti (1888 -1961)

Klerik i lartë mysliman. Lindur në një familje qytetare  shkodrane më 3 mars 1888. Mësimet fillestare i mori në shkollën fillore fetare “Ndocej” dhe arsimin e mesëm në Medresenë e Pazarit. Studimet për teologji dhe filozofi i përfundoi në Medresenë e Lartë të Stambollit, pas të cilave u emërua hoxhë në Xhaminë e Efendisë në Shkodër.

Në vitet 1920–1924 u përfshi në veprimtari politike opozitare. Pas përmbysjes së qeverisë së Fan Noli, u arrestua për dy muaj dhe më pas u lirua me ndërhyrjen e klerit mysliman.

Gjatë pushtimit u konsiderua figurë e rrezikshme nga qarqet komuniste të Shkodrës, për shkak të qëndrimeve të tij publike në shtyp. Në vitin 1945 u arrestua tri herë dhe u mbajt nën mbikëqyrje. Më 11 shtator 1946 u arrestua sërish në lidhje me Lëvizjen e Postribës. Në Gjyqin Ushtarak të 27 nëntorit 1947 u dënua me 10 vjet burg.

Mit’hat Frashëri (1880 – 1949)Figura historike

Foto • 1943

Mit’hat Frashëri (1880 – 1949)

Mithat Frashëri lindi më 25 mars 1880 në Janinë. Ishte biri i Abdyl Frashërit, një nga udhëheqësit e Lidhjes së Prizrenit, dhe nip i Sami dhe Naim Frashërit, figura të shquara të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Arsimin e kreu në Stamboll, ku edhe u përfshi në administratën osmane. Aktiviteti i tij në çështjet kombëtare u shqua veçanërisht në Kongresin e Manastirit më 1908, ku u zgjodh kryetar i Kongresit dhe njëkohësisht nënkryetar i Komisionit të Alfabetit. Ky Kongres përbënte një moment kyç në procesin e standardizimit të alfabetit shqip, nën drejtimin e Gjergj Fishtës si kryetar i komisionit përkatës.

Në vitin 1944, në kushtet e Luftës së Dytë Botërore dhe ndryshimeve politike në Shqipëri, u largua nga vendi dhe u vendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mit'hat Frashëri vdiq më 3 tetor 1949 në Nju Jork, si pasojë e një ataku kardiak. 

Dokumente mbi veprimtarinë e Mehdi Frashërit krijuar nga Sigurimi i Shtetit  Figura historike

Foto • 1943

Dokumente mbi veprimtarinë e Mehdi Frashërit krijuar nga Sigurimi i Shtetit

Mehdi Frashëri zhvilloi karrierë të gjatë në administratën shtetërore shqiptare, duke mbajtur poste ministrore të ndryshme, përfshirë Ministër i Brendshëm, Ministër i Punëve Botore, Ministër i Jashtëm, Ministër i Bujqësisë, Ministër i  Drejtësisë, si dhe Kryeministër. Pas pushtimit italian në 1939 u internua, më pas mori rolin e Kryetarit të Regjencës gjatë pushtimit gjerman.

Pas Luftës së Dytë Botërore, u dënua me vdekje (në mungesë) nga regjimi komunist.

Dosja e Sigurimit të Shtetit dokumenton veprimtarinë e tij gjatë dhe pas Luftës, përfshirë akuzat për aktivitete kundër regjimit, përpjekjet për emigrim dhe lidhjet me grupe opozitare, përfshirë Komitetin Qendror në Kajro me figura si Ahmet Zogu.

Shpërthimi i bombës në Ambasadën Sovjetike dhe ekzekutimi pa gjyq i Sabiha Kasimati dhe 21 intelektualëve të tjerëFigura historike

Foto • 1937

Shpërthimi i bombës në Ambasadën Sovjetike dhe ekzekutimi pa gjyq i Sabiha Kasimati dhe 21 intelektualëve të tjerë

Pas shpërthimit të një sasie të vogël dinamiti në oborrin e Ambasadës Sovjetike më 19 shkurt, regjimi komunist e përdori këtë ngjarje si pretekst për të sulmuar elitën intelektuale.

Sabiha Kasimati së bashku me 21 intelektualë të tjerë u arrestuan dhe akuzuan pa prova konkrete si "armiq të popullit" dhe "terroristë". Pa mundësi për mbrojtje dhe pa një gjykim të rregullt, ata u pushkatuan pranë Urës së Beshirit më 26 shkurt 1951, ndërkohë që vendimi për ekzekutim u mor më 27 shkurt 1951, një ditë pas vdekjes së tyre. Pas rënies së regjimit komunist në vitin 1991, familjarët e viktimave kërkuan zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e vendit të ekzekutimit. Plenumi i Gjykatës së Lartë i shpalli të pafajshëm të dënuarit, duke e cilësuar vendimin nr. 64, datë 27.02.1951 të Gjykatës së Lartë Ushtarake si të kundërligjshëm dhe të pambështetur në prova konkrete. Pas hetimeve, në vitin 1993 u identifikua vendi i ekzekutimit dhe eshtrat e viktimave u varrosën me nderime në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

1234

Rezultate: 43

AIDSSH

Mediateka

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit

Kontakt

Njësia Administrative nr. 4, Rruga “Kongresi i Manastirit”,
Tiranë, Shqipëri

info@autoritetidosjeve.gov.al

Navigimi i shpejtë

  • Si të kërkojmë qasje
  • FAQ
  • Politikat e privatësisë
  • Rreth Ish-Sigurimit të Shtetit
© AIDSSH — Të gjitha të drejtat e rezervuara - Krijuar nga INSTANT.ALArkiva për kujtesë, drejtësi dhe edukim.