Persona të dokumentuar në arkivin e sigurimit.
Filtra koleksioni
Shfleto dokumentet sipas formatit, dekadës dhe temës.
Foto • 1947
Arshi Pipa (28 korrik 1920 – 20 korrik 1997) ishte një ndër intelektualët më të shquar shqiptarë të shekullit XX, poet, filozof, kritik letrar, gjuhëtar, përkthyes dhe pedagog. I diplomuar në Universitetin e Firences për Letërsi dhe Filozofi, ai ushtroi profesionin e mësuesit deri në arrestimin nga regjimi komunist. Sipas dokumentacionit arkivor, u arrestua fillimisht më 27 prill 1946, ndërsa më 24 dhjetor 1946 u dënua me 20 vjet burg si pjesë e të ashtuquajturit grup social-demokrat, me akuzën për veprimtari kundër pushtetit komunist. Gjatë vuajtjes së dënimit në burgje dhe kampe pune shkroi fshehurazi ciklin poetik "Libri i Burgut", një nga dëshmitë më të rëndësishme letrare mbi përvojën e burgut politik në Shqipëri. Pas lirimit në vitin 1956, u arratis një vit më vonë dhe u vendos fillimisht në Jugosllavi e më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zhvilloi një karrierë të shquar universitare dhe u bë një nga figurat më të rëndësishme të albanologjisë dhe të diasporës shqiptare.
Pas vdekjes arkivi dhe biblioteka personale e Arshi Pipës iu dhurua Muzeut të Shkodrës. Është nderuar me titullin e lartë “Naim Frashëri i klasit të Parë” dhe "Qytetar nderi" i qytetit të Shkodrës.
Foto • 1946
Foto • 1946
Musine Kokalari (1917-1983) lindi në Adane, Turqi dhe u rrit në Gjirokastër e Tiranë. Studimet e kreu në Tiranë në institutin “Nana Mbretneshë” dhe në Universitetin e Romës dhe mbrojti temën e diplomës për Naim Frashërin. Me kthimin e saj në Shqipëri themeloi në vitin 1941 Partinë Social-Demokrate së bashku me Mit’hat Frashërin e të tjerë. Pas mbarimit të luftës u vendos në shënjestrën e pushtetit të ri. U arrestua menjëherë pas zgjedhjeve të dhjetorit të vitit 1945 bashkë me 36 të tjerë, sepse ishin shprehur kundër ligjit të ri elektoral dhe kishin bërë përpjekje për të shtyrë zgjedhjet e para. Musineja ishte pjesë e grupit që hartoi një notë drejtuar misionit anglez që të ndërhynte pranë Qeverisë Shqiptare të shtynte mbajtjen e zgjedhjeve të para me qëllim organizimin dhe përgatitjen e frontit opozitar përballë Frontit Demokratik. Vdiq në Rrëshen pas pas 18 vjetësh burgim e 19 vjetësh interrnim.
Me vendosjen e demokracisë në vend, merr nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë titullin "Martir i Demokracisë" (1993) dhe "Nderi i Kombit" (2008).
Dokumentacioni i Musinesë në dosjet e Sigurimit i përket periudhës 1945-1983, përgjatë gjithë jetës së jetuar në regjimin komunist.
Foto • 1946
At Anton Harapi ishte klerik françeskan dhe profesor në Shkodër, me veprimtari arsimore dhe fetare. Pas Luftës së Parë Botërore mori pjesë në veprime atdhetare dhe mbështeti figura si Fan Noli dhe Luigj Gurakuqi.
Gjatë pushtimit italian, ai deklaroi se kundërshtoi dhënien e kurorës Mbretit të Italisë. Në vitin 1943 u bë anëtar i Këshillit të Naltë të Regjencës me Lef Nosi dhe Mehdi Frashëri, me arsyetimin e ruajtjes së rendit dhe autoritetit shtetëror.
Ai u akuzua për qëndrime antikomuniste dhe lidhje me strukturat bashkëpunuese, ndërsa vetë mohoi përgjegjësi direkte për dënime dhe deklaroi se synonte shmangien e kaosit.
Pas luftës nuk u largua nga vendi, u fsheh për një periudhë dhe më pas u arrestua. Figura e tij paraqitet si e përfshirë në rrethana politike të kohës, pa prova për veprime për interesa personale apo kundër integritetit të vendit.
Foto • 1945
Mirash Ivanaj ishte një figurë e rëndësishme e jetës publike shqiptare në gjysmën e parë të shekullit XX, i njohur si publicist, jurist, arsimtar dhe ministër i Arsimit. Ai u bë i famshëm sidomos për “Reformën Ivanaj”, një nga reformat më të rëndësishme të arsimit shqiptar, që synonte shtetëzimin dhe unifikimin e sistemit arsimor, vendosjen e arsimit fillor të detyrueshëm dhe modernizimin e shkollave në Shqipëri. Si ministër, ai luajti rol kyç në formësimin e arsimit kombëtar dhe në forcimin e institucioneve shtetërore arsimore.
Pas viteve të tij aktive politike dhe administrative, Ivanaj u tërhoq nga jeta zyrtare, por mbeti i angazhuar në rrethet intelektuale dhe arsimore. Pas pushtimit italian dhe Luftës së Dytë Botërore, ai u kthye në Shqipëri në vitin 1945, ku fillimisht punoi si mësues.
Në vitin 1946 u arrestua nga regjimi komunist nën akuzat për “agjent i huaj” dhe veprimtari armiqësore. Më pas u gjykua dhe u dënua me 7 vite burg, gjatë të cilave u përdor edhe në punë përkthimesh brenda burgut. Procesi ndaj tij u konsiderua politik dhe i padrejtë.
Mirash Ivanaj vdiq më 22 shtator 1953 në Tiranë, në spital, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale të thjeshtë, vetëm pak ditë para se të përfundonte dënimi i tij. Vdekja e tij shënoi fundin e një jete të lidhur ngushtë me reformimin e arsimit shqiptar dhe përballjen me represionin politik të periudhës komuniste.
Foto • 1944
Klerik i lartë mysliman. Lindur në një familje qytetare shkodrane më 3 mars 1888. Mësimet fillestare i mori në shkollën fillore fetare “Ndocej” dhe arsimin e mesëm në Medresenë e Pazarit. Studimet për teologji dhe filozofi i përfundoi në Medresenë e Lartë të Stambollit, pas të cilave u emërua hoxhë në Xhaminë e Efendisë në Shkodër.
Në vitet 1920–1924 u përfshi në veprimtari politike opozitare. Pas përmbysjes së qeverisë së Fan Noli, u arrestua për dy muaj dhe më pas u lirua me ndërhyrjen e klerit mysliman.
Gjatë pushtimit u konsiderua figurë e rrezikshme nga qarqet komuniste të Shkodrës, për shkak të qëndrimeve të tij publike në shtyp. Në vitin 1945 u arrestua tri herë dhe u mbajt nën mbikëqyrje. Më 11 shtator 1946 u arrestua sërish në lidhje me Lëvizjen e Postribës. Në Gjyqin Ushtarak të 27 nëntorit 1947 u dënua me 10 vjet burg.
Foto • 1943
Mithat Frashëri lindi më 25 mars 1880 në Janinë. Ishte biri i Abdyl Frashërit, një nga udhëheqësit e Lidhjes së Prizrenit, dhe nip i Sami dhe Naim Frashërit, figura të shquara të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Arsimin e kreu në Stamboll, ku edhe u përfshi në administratën osmane. Aktiviteti i tij në çështjet kombëtare u shqua veçanërisht në Kongresin e Manastirit më 1908, ku u zgjodh kryetar i Kongresit dhe njëkohësisht nënkryetar i Komisionit të Alfabetit. Ky Kongres përbënte një moment kyç në procesin e standardizimit të alfabetit shqip, nën drejtimin e Gjergj Fishtës si kryetar i komisionit përkatës.
Në vitin 1944, në kushtet e Luftës së Dytë Botërore dhe ndryshimeve politike në Shqipëri, u largua nga vendi dhe u vendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mit'hat Frashëri vdiq më 3 tetor 1949 në Nju Jork, si pasojë e një ataku kardiak.
Foto • 1943
Mehdi Frashëri zhvilloi karrierë të gjatë në administratën shtetërore shqiptare, duke mbajtur poste ministrore të ndryshme, përfshirë Ministër i Brendshëm, Ministër i Punëve Botore, Ministër i Jashtëm, Ministër i Bujqësisë, Ministër i Drejtësisë, si dhe Kryeministër. Pas pushtimit italian në 1939 u internua, më pas mori rolin e Kryetarit të Regjencës gjatë pushtimit gjerman.
Pas Luftës së Dytë Botërore, u dënua me vdekje (në mungesë) nga regjimi komunist.
Dosja e Sigurimit të Shtetit dokumenton veprimtarinë e tij gjatë dhe pas Luftës, përfshirë akuzat për aktivitete kundër regjimit, përpjekjet për emigrim dhe lidhjet me grupe opozitare, përfshirë Komitetin Qendror në Kajro me figura si Ahmet Zogu.
Foto • 1937
Pas shpërthimit të një sasie të vogël dinamiti në oborrin e Ambasadës Sovjetike më 19 shkurt, regjimi komunist e përdori këtë ngjarje si pretekst për të sulmuar elitën intelektuale.
Sabiha Kasimati së bashku me 21 intelektualë të tjerë u arrestuan dhe akuzuan pa prova konkrete si "armiq të popullit" dhe "terroristë". Pa mundësi për mbrojtje dhe pa një gjykim të rregullt, ata u pushkatuan pranë Urës së Beshirit më 26 shkurt 1951, ndërkohë që vendimi për ekzekutim u mor më 27 shkurt 1951, një ditë pas vdekjes së tyre. Pas rënies së regjimit komunist në vitin 1991, familjarët e viktimave kërkuan zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e vendit të ekzekutimit. Plenumi i Gjykatës së Lartë i shpalli të pafajshëm të dënuarit, duke e cilësuar vendimin nr. 64, datë 27.02.1951 të Gjykatës së Lartë Ushtarake si të kundërligjshëm dhe të pambështetur në prova konkrete. Pas hetimeve, në vitin 1993 u identifikua vendi i ekzekutimit dhe eshtrat e viktimave u varrosën me nderime në varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Rezultate totale: 18